☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.86 ▼2.49%
ARI 4,777 ▲2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,625 ▲ +2.95% ETH $2,136 ▲ +4.69% XRP $1.3531 ▲ +2.81% SOL $83.3300 ▲ +3.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.86 ▼2.49 % ARI 4,777 ▲2.09 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.86 ▼2.49 % ARI 4,777 ▲2.09 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti ne bote

Holanda zbulon listën e Katar 2022

Louis Van Gaal konfirmoi sot listën me 26 lojtarët, të cilët do jenë pjesë e përfaqësueses holandeze në Botëror. 71-vjeccari befasoi jo pak me zgjedhjet e bëra.

Shpresa

Surpriza e këndshme e listës të Van Gaal quhet Xavi Simons. Mesfushori i talentuar i PSV ka arritur të fitojë besimin e teknikut edhe pse është vetëm 19 vjeç dhe se nuk numëron asnjë prezencë me “tulipanët”. Talenti i PSV Eindhoven ka qenë protagonist me klubin e tij pasi deri më tani numëron 9 gola dhe tre asiste.

Të përfaqësuar

Siç edhe pritej ekipi që ka “furnizuar” me më shumë lojtarë Holandën është Ajax. Plot shtatë lojtarë ka përzgjedhur Van Gaal nga formacioni i Alfred Schreuder. Në këtë listë spikat emri i Kenneth Taylor i cili numëron vetëm dy ndeshje me Holandën.

Mungesat

Ajo e sotmja ka qenë një ditë e keqe për Botman (mbrojtës i Newcastle United), Gravenberch (mesfushori i Bayern) dhe Jasper Cillessen (portier i NEC Nijmegen). Të tre futbollistëve, të cilët prisnin një ftesë nga 71-vjeccari, nuk u mbetetë tjetër gjë veç të bëjnë tifo për shokët e ekipit nga shtëpia.

Lista e plotë

Portierë: Justin Bijlow (Feyenoord), Andries Noppert (Heerenveen), Remko Pasveer (Ajax)

Mbrojtës: Virgil van Dijk (Liverpool), Nathan Ake (Manchester City), Daley Blind (Ajax), Jurrien Timber (Ajax), Denzel Dumfries (Inter Milan), Stefan de Vrij (Inter Milan), Matthijs de Ligt (Bayern Munich), Tyrell Malacia (Manchester United), Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen)

Mesfushorë: Frenkie de Jong (Barcelona), Steven Berghuis (Ajax), Davy Klaassen (Ajax), Teun Koopmeiners (Atalanta BC), Marten de Roon (Atalanta BC), Kenneth Taylor (Ajax), Xavi Simons (PSV Eindhoven)

Sulmues: Cody Gakpo (PSV Eindhoven), Memphis Depay (Barcelona), Steven Bergwijn (Ajax), Vincent Janssen (Antwerp), Luuk de Jong (PSV Eindhoven), Noa Lang (Club Brugge), Wout Weghorst (Besiktas)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.