☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.83 ▲1.9%
ARI 4,572 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,400 ▼ -1.63% ETH $2,029 ▼ -1.31% XRP $1.3117 ▼ -2.69% SOL $80.7300 ▼ -3.8%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.83 ▲1.9 % ARI 4,572 ▲0.31 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.83 ▲1.9 % ARI 4,572 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Film

Hollywoodi po bën filmat më të këqij

Billy Bob Thornton ka bërë një sulm të ashpër ndaj Hollywood-it dhe cilësisë së dobët të filmave të tij. 

Aktori, regjisori, skenaristi dhe muzikanti amerikan, 55 vjeçari Billy Bob Thornton, i cili ka qenë i nominuar për shpërblimin Golden Globe për rolin e tij në komedinë e zezë “Bad Santa” në vitin 2003, ka thënë: “Sa u përket çështjeve tona aktuale, veçanërisht në biznesin argëtues, ne po jetojmë në një kohë kur po i bëjmë – sipas mendimit tim modest – filmat më të këqij në histori.” 

“Ata janë vënë në varësi të gjeneratës së video-lojërave. Dhe këto video-lojëra kanë të bëjnë me vrasjen e njerëzve për qejf dhe unë mendoj se tradicionalisht në filma ka pasur gjithmonë një lloj mësimi sa u përket filmave të dhunshëm.” 

Filmi i tij i fundit, “Faster”, është një tregim i dhunshëm i një ish të dënuari (Dwayne Johnson) në një kërkim të përgjakshëm për t’u hakmarrë kundër njerëzve që ia kishin kurdisur. 

“Ky film nuk thotë, ‘Oh, këtu është ky djalë qesharak dhe ne do ta bëjmë këtë personazh nga një video-lojë, i cili ka dëshirë të shkatërrojë gjëra’. Ky film në të vërtetë tregon çfarë krijojnë burgjet, çfarë krijojnë vrasjet. Tregon këtë varg të pandërprerë, të dhunshëm të ngjarjeve,” ka thënë ai. 

“Një prej të metave në shumicën e filmave komercialë aksion është se personazhet zakonisht nuk janë aq të zhvilluar,” ka shtuar Thornton. “Në pjesën më të madhe të kohës do të keni heroin e filmit dhe pastaj disa djem të këqij, të cilët janë aty për t’u vrarë nga heroi dhe ata janë të paemër, njerëz të pafytyrë. Dhe si rezultat, ju zakonisht nuk keni frikë prej tyre sepse nuk i shihni ata duke kërkuar nga ndokush për t’ia kaluar kripën, ju nuk i shihni ata me fëmijët e tyre.” 

“Shumica e filmave janë rreth vampirëve dhe 3D apo filma fantastikë dhe kësi lloj gjërash,” ka thënë ai. 

“Por ky film nuk është mbështetur në kompjuterë dhe gjëra të tilla. Njerëzit po thonë se është film sikurse i viteve të shtatëdhjeta. Në njëfarë mënyre është. E ka një ndjesi bashkëkohore për shkak të montimit dhe të gjitha këtyre gjërave. Por, në të njëjtën kohë, është një film i vërtetë.” 

Komentet e Thornton-it kanë ardhur, rastësisht, në ditën kur studioja Warner Brothers. 

Ka lajmëruar ribërjen e filmit “Buffy the Vampire Slayer”, por pa Joss Whedon, shkrimtarin që ka qëndruar prapa serive origjinale dhe Sarah Michelle Gellar, yllin e serive origjinale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.