🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,564 ▼0.17%
DOW 46,409 ▼0.34%
NASDAQ 21,791 ▼0.23%
NAFTA 111.37 ▲11.24%
ARI 4,691 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,780 ▼ -3.09% ETH $2,059 ▼ -3.62% XRP $1.2988 ▼ -4.29% SOL $78.9400 ▼ -5.61%
S&P 500 6,564 ▼0.17 % DOW 46,409 ▼0.34 % NASDAQ 21,791 ▼0.23 % NAFTA 111.37 ▲11.24 % ARI 4,691 ▼2.55 % S&P 500 6,564 ▼0.17 % DOW 46,409 ▼0.34 % NASDAQ 21,791 ▼0.23 % NAFTA 111.37 ▲11.24 % ARI 4,691 ▼2.55 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Horoskopi

Horoskopi për datën 23 shtator 2014

horoskopiDashi

Nëse jeni i ri apo student, prindërit do t’ju ndihmojnë financiarisht. Sot dikush do t’ju bëjë të kuptoni se një miku juaj nuk është ashtu siç duket. Financat tuaja do të jenë shumë mirë nëse ju, keni lindur  midis orës 11-18 të së martës. Të tjerët duhet të presin fatin që premton kjo periudhë.

Demi

Jini të qetë dhe mundohuni ta kaloni këtë moment kritik. Një mik do t’ju ndihmojë. Mos lejoni t’ju kapë melankolia dhe trishtimi. Pozicioni i Hënës do t’ju bëjë që në mbrëmje të kujtoni dikë që në të kaluarën ju ka bërë keq. Largojini mendimet e trishtueshme.

Binjakët

Duhet të rregulloni disa gjëra elementare në jetën tuaj. Kjo do të jetë një ditë kur do t’i përkushtoheni shopping-ut për t’i bërë vetes disa dhurata, ju e meritoni këtë…Do të jetë një periudhë e mirë për shoqërinë. Në dashuri duhet t’i përkushtoheni më shumë partnerit/es.

Gaforrja

Do të jeni shumë të lidhur me prindërit dhe miqtë këtë periudhë. Do të përjetoni ndryshime pozitive në shtëpi. Të reja të shkëlqyera në miqësi. Sot do të mund të qartësoni disa gjëra me dikë që do të rikthehet, keni rastin e mirë që të nxirrni konkluzione definitive të paktën për veten tuaj.

Luani

Te ju do të rikthehen njerëz që në të kaluar kanë qenë shumë të rëndësishëm. Për disa do të jetë lumturi dhe kënaqësi që t’i kenë përsëri pranë, ndërsa për të tjerët kjo gjë do të shkaktojë shumë nervozizëm.

Virgjëresha

Mundohuni të jeni të qetë në çdo gjë që do të bëni sot. Nëse do t’i përballoni gjithçka me qetësi do të kuptoni se gjërat do të shkojnë më mirë. Jini diplomatikë dhe sigurohuni se marrëdhëniet me të tjerët nuk i nënshtrohen përkeqësimit të papritur.

Peshorja

Është dikush që synon konfidencat tuaja për të kuptuar sekretet ose idetë e projekteve. Mundohuni t’i besoni vetëm një personi dhe të zgjidhni sinqeritetit e tij. Sot merrni kohën e nevojshme për të marrë vendime që i keni menduar prej shumë kohësh.

Akrepi

Shihni përreth: si atyre që janë çift edhe atyre që janë beqarë ju këshillohet që të tregohen të hapur me të tjerët dhe të bëni njohje të reja. Tregoni afeksionin tuaj të vërtetë: mos u turpëroni, sepse për dashurinë nuk duhet të keni asnjëherë turp. Kultivoni intuitën tuaj.

Shigjetari

Kthehuni ngadalë me këmbë në tokë dhe mos gjeni justifikime për të mos përballuar realitetin. Sot duhet të lini jashtë dere çdo shqetësim apo ankth: Marsi me ndihmën e Jupiterit premton një ditë të mirë edhe pse në mbrëmje mund të përjetoni ndonjë mërzi të vogël.

Bricjapi

E sotmja për ju do të jetë një fazë e vogël tranzitore, ndaj nuk duhet të shqetësoheni shumë. Në kohët e fundit i keni tejkaluar disa miqësi: ka ardhur ora që të lini takime me miq të sinqertë dhe me të cilët ju pëlqen shoqëria dhe bisedat. Në dashuri jini më të vëmendshëm.

Ujori

Astrologjia do t’ju tërheqë shumë fort sot. Do të jeni alegro dhe pak llafazanë. Ditë me energji dhe lëvizje. Shumë të mira marrëdhëniet me të afërmit dhe fqinjët. Të favorizuara janë udhëtimet. Shmangni alkoolin, cigaren dhe ilaçet. Dilni prej shtëpisë qoftë edhe duke bërë një xhiro.

Peshqit

Nëse partneri tregohet veçanërisht kërkues, mos u mendoni shumë gjatë, sepse Hëna dhe Marsi do të jenë në kontrast dhe mund të shkaktojnë keqkuptime në marrëdhënien në çift. Ndërkaq do të keni mundësi të mira për të takuar persona të së kaluarës që ju kanë bërë t’ju rrahë zemra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.