Horoskopi

Horoskopi për datën 24 shtator 2014

horoskopi1-2-320x215Dashi

Sot do të keni nevojë për një mik që t’ju qëndrojë pranë. Planifikoni ndonjë udhëtim jashtë vendit, planetët ju favorizojnë. Keni nevojë që të shkëputeni për disa ditë. Jupiteri favorizon të lindurit në ditën e mërkurë në arritjen e ndonjë suksesi personal.

Demi

Nëse vijoni të keni keqardhje për të kaluarën tuaj, nuk do të arrini të gjeni forcën për të ecur përpara. Do të jeni shumë aktivë dhe do të keni një intuitë të mirë. Ulje-ngritje të humorit. Kontakte me persona të letrave.

Binjakët

Ndikimi pozitiv i Jupiterit dhe Venusit do t’ua bëjnë ditën më të bukur, sidomos në dashuri. Keni nevojë për t’u qetësuar. Një situatë do t’ju stresojë aq shumë sa do të humbisni kontrollin. Më mirë merrni pak kohë për të marrë “frymë”.

Gaforrja

Xhelozia mund t’ju shkaktojë probleme në dashuri. Bëni gjërat e duhura në momentin e duhur dhe mos hapni debate të kota. Perspektiva të mira për ata që sot kanë një provim ose një intervistë pune. Për ata që punojnë, do të ketë të reja.

Luani

Rikthimi i dikujt do t’ju bëjë të ndiheni në jetë përsëri, por përpiquni të bëni zgjedhjen e duhur duke kujtuar edhe ato që kanë ndodhur në të shkuarën. Mos u përpiqni t’i mbushni mendjen një miku lidhur me disa gjëra, më mirë heshtni.

Virgjëresha

Sot përpiquni të jeni të sinqertë me njeriun e zemrës. Do të keni marrëdhënie të mira veçanërisht me njerëz të shenjës së Demit. Nëse njihni dikë me këtë shenjë, përpiquni të krijoni me të një raport të ri të bazuar te besimi. Ditë ideale për të përfunduar një punë të rëndësishme e të lodhshme. Mbrëmje e qetë.

Peshorja

Mund të gjeni lumturinë edhe duke qenë vetëm. Jeni më të fortë se sa mendoni. Bëni kujdes e përpiquni të ruani qetësinë me dikë që flet keq pas shpinës suaj. Mund të merrni ndonjë telefonatë të rëndësishme për një çështje për të cilën prisnit prej kohësh.

Akrepi

Përpiquni të sqaroni disa gjëra me dikë që e keni për zemër përpara se t’ia nisni një historie të re. Mendoni pozitivisht dhe do të shihni se gjithçka do të ndryshojë. Shikoni drejt së ardhmes me vendosmëri dhe mos e ktheni kokën pas.

Shigjetari

Planifikoni gjëra të reja. Ata që janë vetëm, mund të njohin dikë që mund t’u rrëmbejë zemrën. Përpiquni të jeni më pak impulsivë e t’i bëni gjërat me qetësi. Do të arrini atë që dëshironi falë diplomacisë suaj.

Bricjapi

Mundësi të mira për ata që janë në kërkim të një pune. Merrni iniciativën për të zhbllokuar një situatë që ka mbetur në vendnumëro prej kohësh. Mendoni shpesh për një person në të kaluarën, jini të qetë, nuk ishte personi i duhur për ju. Nuk keni humbur asgjë.

Ujori

Kërkojini falje partnerit për një histori të së kaluarës. Për të dalë nga një situatë jo e këndshme, keni vetëm një mënyrë, të jeni vetvetja dhe të ecni përpara. Bëni kujdes nga njerëzit që ju rrethojnë.

Peshqit

Sot do të keni energjinë e mjaftueshme për t’u impenjuar në diçka që ju e keni shumë përzemër. Do të bëni disa ndryshime në shtëpi. Bëni kujdes me shpenzimet e tepërta. Perspektiva të mira për ata që sot do të kenë ndonjë intervistë pune.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button