Horoskopi për datën 6 tetor 2014
Do të kërkoni ndihmën e miqve dhe të afërmve, por përgjigjet do të jenë zhgënjyese. Gjithsesi mos u dëshpëroni, sepse dikush me të cilin njiheni shumë pak, do t’ju ndihmojë në zgjidhjen e një problemi.
Demi
Do të bënit mirë që sot t’i përballonit të gjitha diskutimet me maksimumin tuaj të qetësisë. Besojuni aftësive tuaja dhe përpiquni të përqendrohuni shumë në punë. Do të vlerësoheni.
Binjakët
Ndërkohë që gjithçka rrotullohet, ju do t’u duket sikur po ndalet, do të ndiheni të forcuar për të marrë vendime dramatike. Ndërkohë, perspektivat në dashuri do të ndryshojnë papritur.
Gaforrja
Do t’ju duket sikur të gjithë e kanë me ju sot. Marsi do të ndikojë për keq te ju, duke krijuar zënka me personat e dashur. Parashikohen ndryshime të papritura të programeve.
Luani
Sot një këngë mund t’ju kthejë në mendje një person të cilin e keni dashur shumë. Do t’ju përfshijnë momente trishtimi. Por mos e lini veten tuaj të kalojë në këtë gjendje gjatë gjithë ditës.
Virgjëresha
Do të tërhiqeni nga gjëra të bukura dhe të kushtueshme. Miqtë do të jenë shumë të rëndësishëm për ju sot. Mbusheni shtëpinë me qirinj dhe ftojeni partnerin tuaj për një darkë romantike.
Peshorja
Do të hasni probleme me dokumente të ndryshme, gjithsesi do t’ia dilni. Nëse në zemër ndjeni ftohtë atëherë mos e lini veten të zhytet në trishtim dhe mos u mendoni gjatë. Venera do t’ju ndihmojë për këtë.
Akrepi
Perspektiva të mira për të kursyer diçka mënjanë për të ardhmen. Mos e fusni dorën në portofol nëse nuk jeni të sigurt për pazaret që do të bëni. Do të ndiheni më të sigurt në vete.
Shigjetari
Një borxh ose kredi e kushtueshme do t’ju vërë në vështirësi. Bëni ndonjë llogari përpara se të shpenzoni. Rreth vetes keni persona jo të besuar. Bëni një hap më përpara në profesionin tuaj.
Bricjapi
Do t’ju vijë një mesazh shumë i rëndësishëm sot. Bëni kujdes me rrjetet sociale. Përpiquni të jeni më të rezervuar në dashuri. Për të zgjedhur një rrugë më të mirë në jetë, lërini mënjanë emocionet.
Ujori
Sot mund të bëni ndonjë shpenzim të paparashikuar. Ditë fatlume për të lindurit ditën e premte dhe të hënë. Momente alegorie në familje. Jini më realist në dashuri. Shmangni borxhet.
Peshqit
Bëni kujdes në thellimin e njohjeve të reja. Mundësi të mira për këdo që po kërkon të blejë apo të ndërtojë një shtëpi. Ka ardhur momenti që të merrni një vendim përfundimtar për punën tuaj.