Horoskopi për datën 8 tetor 2014
Çfarëdo lloj gjëje që do të bëni dhe cilat do qofshin objektivat tuaja personale, do të kini sukses vetëm nëse do të bindeni se keni nevojë për më shumë qëndrueshmëri.
Demi
Mos jini pesimistë, nuk shkon te ju! Buzëqeshni dhe mendoni në mënyrë pozitive. Do të jeni më të aftë në të folur sesa në të shkruar. Jini më dorështrënguar me paratë.
Binjakët
Një mik do t’ju ofrojë një ndihmë të papritur: studiojeni mirë situatën. Sot do të thoni më në fund atë që mendoni në të vërtetë për çdo gjë. Mbrëmje monotone me ndonjë kënaqësi të vogël.
Gaforrja
Dita e sotme nuk do të jetë nga ato më të mirat, gjithsesi fati i paktë mund ta bëjë atë të veçantë. Të reja të mira për çështjet e biznesit apo për iniciativa të tjera shoqërore.
Luani
Sot disa prej jush mund të ndihen pak ose aspak në formë: faji i zakonit tuaj të të ushqyerit! Do të jetë ditë ideale për takime interesante. Miqësi të reja në rrjetet sociale.
Virgjëresha
Një takim romantik. Shmangni veprimet impulsive. Bëjini gjërat me qetësi. Jini më refleksivë. Do të bëni projekte për një udhëtim ose transferim. Do të keni marrëdhënie speciale me familjen.
Peshorja
Jini të durueshëm në dashuri: mos u zhytni në stres dhe mendoni si me mendje ashtu edhe me zemër. Në punë bëni figurë të mirë dhe lojë të keqe, sepse kështu do të dilni më të fituar.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje mund të zbulojnë mashtrime apo gënjeshtra të vogla. Venera do të jetë favorizuesja juaj duke ju bërë tërheqës. Por gjithsesi, ajo çka do t’ju interesojë nuk do të realizohet.
Shigjetari
Dëgjojeni më shumë partnerin dhe jini më tolerantë me të, ka shumë nevojë për këtë gjë. Humorin nuk do ta keni të qëndrueshëm, sepse do të përjetoni njëherësh si lumturi ashtu edhe trishtim.
Bricjapi
Mundësi të mira për të takuar persona që nuk bëhen të gjallë prej kohësh. Vlerësojini mirë hapat që do të ndërmerrni në drejtim të karrierës ose të një pune të re. Sigurohuni plotësisht.
Ujori
Jini më selektivë, sepse disa nga shoqëria do t’ju mërzisin. Nga një i afërmi juaj do të merrni një lajm shumë të mirë. Shmangni situatat që në të ardhmen mund t’ju shkaktojnë dëme dhe telashe.
Peshqit
Sforcohuni për të qenë të përpiktë sot: shumë gjëra që do të realizoni gjatë ditës së sotme varen nga kjo këshillë. Duhet të jeni të sinqertë mbi të gjitha me veten tuaj.