☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,741 ▲ +0.33% ETH $2,413 ▼ -0.33% XRP $1.2962 ▼ -0.69% SOL $103.7400 ▼ -0.6%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Hoxha takon homologun moldav Popșoi: Shqipëria dhe Moldavia forcojnë partneritetin drejt integrimit europian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Republikës së Moldavisë, Mihai Popșoi, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit.

Në një postim në platformën X, Hoxha e cilësoi takimin si një mundësi të vyer për shkëmbim pikëpamjesh dhe vlerësimesh mbi angazhimin aktiv të Shqipërisë dhe Moldavisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet e gatshme të ndajë përvojën e saj dhe ta bëjë këtë sa herë që është e dobishme, në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ngushtë mes dy vendeve.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ndarë përvojën e saj dhe për të vijuar ta bëjë këtë sa herë që është e dobishme, në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ngushtë mes vendeve tona, si vende partnere sot dhe anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian” shkroi Hoxha.

Ministri shqiptar nënvizoi gjithashtu se zgjerimi i BE-së është një investim strategjik për sigurinë e kontinentit, duke kontribuar në ndërtimin e një Europe më të bashkuar, më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj sfidave të së ardhmes.

“Ne e konsiderojmë zgjerimin si një investim strategjik për sigurinë e Europës dhe për ndërtimin e një kontinenti më të bashkuar, më të qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj sfidave të së ardhmes.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.