Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.82 ▲4.19%
ARI 4,364 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,961 ▲ +0.39% ETH $2,163 ▲ +1% XRP $1.4174 ▼ -0.39% SOL $91.6300 ▲ +1.55%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.82 ▲4.19 % ARI 4,364 ▼0.98 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.82 ▲4.19 % ARI 4,364 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hoxhaj dhe Hyseni koordinohen për politikën e jashtme në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, me të cilin kanë diskutuar për koordinimin e politikës së jashtme në fushën e sigurisë.

Me këtë rast ministrat, Hoxhaj dhe Hyseni janë fokusuar në hapat e mëtutjeshëm që, duhet t’i ndërmarrin institucionet e Republikës së Kosovës, për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë me qëllim të bashkëpunimit.

“Jemi pajtuar për një sërë veprimesh të përbashkëta që duhet të ndërmarrin ministritë tona dhe institucionet tjera të Kosovës që të kemi një koordinim sa më të ngushtë dhe të suksesshëm në politikën e jashtme sa i përket fushës së sigurisë”,  ka thënë ministri Hoxhaj pas takimit.

Hoxhaj dhe Hyseni, janë pajtuar për të shtuar angazhimin ndërinstitucional, për të siguruar përkrahjen e shteteve anëtare për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku të dyja palët do të ishin përfituese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.