🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,136 ▲ +0.35% ETH $2,051 ▼ -0.11% XRP $1.3115 ▼ -0.49% SOL $79.8400 ▼ -0.19%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Hoxhaj kërkon nga GIZ ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar udhëheqësen e ekipit të Mbështetjes së Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) dhe përfaqësuesen e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Henriette Kotter.

Hoxhaj i ka falënderuar përfaqësueset e GIZ, duke kujtuar përkrahjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999, në sektorë të ndryshëm si, në arsim, ekonomi, shëndetësi dhe bujqësi.

Duke iu referuar bashkëpunimit me institucionet e linjës në fushat e lartpërmendura dhe përfitimit të gjithëmbarshëm nga përkrahja e GIZ, ministri Hoxhaj ka vlerësuar se Kosova mund të përfitojë nga projektet e GIZ edhe në avancimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe në proceset integruese.

“Republika e Kosovës ka nevojë për mbështetjen e mëtejme të GIZ, përmes projekteve konkrete për arritjen e prioriteteve të politikës së jashtme të RKS-së dhe për rrugëtimin në procesin e integrimeve evropiane”, ka deklaruar ministri Hoxhaj, derisa ka shtuar se MPJ do të angazhohet që në koordinim me partnerët e saj të përfitojë nga ekspertiza që mund ta ndihmojnë zhvillimin e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.