☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,593 ▲0.99%
DOW 46,750 ▲0.88%
NASDAQ 21,907 ▲1.47%
NAFTA 99.25 ▼2.1%
ARI 4,792 ▲2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,683 ▲ +2.68% ETH $2,130 ▲ +3.48% XRP $1.3535 ▲ +2.41% SOL $83.5100 ▲ +3.12%
S&P 500 6,593 ▲0.99 % DOW 46,750 ▲0.88 % NASDAQ 21,907 ▲1.47 % NAFTA 99.25 ▼2.1 % ARI 4,792 ▲2.42 % S&P 500 6,593 ▲0.99 % DOW 46,750 ▲0.88 % NASDAQ 21,907 ▲1.47 % NAFTA 99.25 ▼2.1 % ARI 4,792 ▲2.42 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Hoxhaj thekson rëndësinë e komunave për politikën e jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në konferencën një-ditore me temën: “Diplomacia e qyteteve: Qeverisja, zhvillimi lokal dhe marrëdhëniet me jashtë”, tha se bashkëpunimi ndërkombëtar i komunave është pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Kosovës.

Hoxhaj theksoi se MPJ është në dispozicion të Komunave për t’i ndihmuar në procesin e lidhjes së bashkëpunimeve, marrëveshjeve apo binjakëzimeve, në funksion të rritjes së mundësive për qytetarët e Kosovës.

“Qëllimi i kësaj konference është që ne ta kemi një shkëmbim më të thellë të ideve, të reflektojmë se si të kemi një koordinim më të mirë në politikën e jashtme dhe me gjetjet nga kjo konferencë ta bëjmë një plan të veprimit me qëllime të matshme e konkrete për ta pasur më të lehtë edhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të komunave”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Nga ana tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli ka vlerësuar se komunat mund të kenë ndikim pozitiv në diplomaci.

“Bashkëpunimi ndërmjet qyteteve të ndryshme, binjakëzimet, anëtarësimet në organizata të ndryshme ndërkombëtare, e kanë shtuar kontributin e komunave në politikën e jashtme”, ka vlerësuar Ismajli.

Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, përvojat në qeverisjen komunale i ka ndarë edhe Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në panelet tjera u diskutua për promovimin e turizmit lokal dhe angazhimin e qyteteve në iniciativa dhe asociacione rajonale dhe ndërkombëtare. Konferenca e sotme është organizuar si vazhdimësi e aktiviteteve të dala nga konferenca e ambasadorëve e organizuar në dhjetorin e vitit të kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.