☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,648 ▲ +0.15% ETH $2,158 ▲ +0.71% XRP $1.4386 ▼ -0.68% SOL $90.2800 ▲ +1.5%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Hyn në ditën e tretë të saj protesta e opozitës

Protesta kundër keqqeverisjes, e organizuar nga Partia Demokratike ka hyrë në ditën e tretë të saj. Qytetarë, përfaqësues dhe militantë të PD-së kanë kaluar natën në çadrën e improvizuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë.

Të pranishëm në çadrën para kryeministrisë gjatë mbrëmjes së kaluar ishin Gazmend Bardhi, Edmond Spaho, Genc Pollo, Eduard Halimi, Dorjan Teliti, Helidon Bushati, Albana Vokshi, Mimoza Hajdarmata, Ridvan Bode, Luçiano Boçi si dhe këshilltari bashkiak Akil Kraja. Ndërkohë kreu i opozitës, Lulzim Basha ka qëndruar deri pas mesnate dhe më pas është larguar.

Qëndrimi në çadër do të bëhet me turne, ndërsa brenda saj bëhen diskutime mes qytetarëve dhe deputetëve të PD për problemet që kanë.

Ashtu siç është parashikuar dhe vendosur nga grupi Parlamentar i PD në mbledhjen e djeshme dhe me aleatët e saj, duke nisur nga sot do të ketë përshkallëzim të protestës.

Bashkë me Kryesinë e Partisë Demokratike u mor vendimi se opozita nuk do të kthehet në Parlament derisa të arrihet krijimi i qeverisë teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mësohet se të gjithë deputetët kanë qenë në një mendje për vijimin e protestës deri sa të plotësohen kushtet e PD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.