☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.30 ▲0.2%
ARI 4,136 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,372 ▲ +2.41% ETH $2,415 ▲ +3.98% XRP $1.3188 ▲ +2.94% SOL $96.5800 ▲ +3.62%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!”

Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në asamblenë e Partisë Socialiste ka ngritur shqetësime lidhur me organizimin e strukturave, duke e cilësuar si “të pafalshme” mungesën e njohjes së plotë të listës së votuesve.

Gjatë analizës së rezultatit zgjedhor për qarkun e Tiranës, Klosi theksoi se, megjithëse PS e ka fituar këtë qark, rezultati nuk ka arritur maksimumin e mundshëm. Sipas tij, problemi kryesor lidhet me faktin që një pjesë e listës së votuesve mbetet ende e panjohur për strukturat e partisë.

“Është e pafalshme që në Tiranë, por edhe në qendra të tjera urbane, të kemi ende pjesë të listës që nuk njihen nga strukturat tona. Kjo nuk na ka ndodhur as kur kemi qenë në opozitë”, u shpreh ai.

Klosi nënvizoi se situata është edhe më shqetësuese duke marrë parasysh zhvillimin teknologjik, duke shtuar se përdorimi i mjeteve moderne, përfshirë inteligjencën artificiale, duhet të garantojë një njohje të plotë të territorit dhe elektoratit.

Sipas tij, Tirana kërkon një trajtim të veçantë, jo vetëm për shkak të peshës elektorale, por edhe si qendra kryesore politike dhe administrative e vendit.

Deklaratat e Klosit vijnë në kuadër të analizës së brendshme të PS pas zgjedhjeve, ku fokusi mbetet te përmirësimi i organizimit në terren dhe rritja e efikasitetit të strukturave lokale, veçanërisht në zonat urbane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.