🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.63 ▼0.79%
ARI 4,078 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,775 ▼ -2.22% ETH $1,668 ▼ -3.76% XRP $1.1083 ▼ -1.85% SOL $69.6500 ▼ -3.24%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.63 ▼0.79 % ARI 4,078 ▼1.72 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.63 ▼0.79 % ARI 4,078 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Bota

I shkoi huq tentativa për kryeministër Matteo Salvinit?

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini la të dështojë koalicioni qeverisës për t’u bërë vetë kryeministër. Por duket se vendi po shkon drejt një aleancë të Lëvizjes së 5 Yjeve me socialdemokratët. Pa Salvinin.

“Kam besim, se mund të arrijmë një ujdi, jemi në rrugën e duhur”, tha kryetari i partisë opozitare socialdemokrate, Nicola Zingaretti pas një takimi me kreun e Lëvizjes së 5 Yjeve, Luigi di Maio. Të hënën në mbrëmje të dy krerët e partive u takuan bashkë me kryeministrin në detyrë të Italisë, Giuseppe Conti, raportohet nga Roma.

Jo veto

Lëvizja 5 Yjet dhe PD socialdemokrate, që për një kohë të gjatë kishin marrëdhënie të vështira, janë afruar së fundmi me hapa të mëdha. Dallime ka pasur së fundmi, në çështjen, nëse Conte duhet të mbetet kreu i një qeverie të ardhshme. Socialdemokratët kanë bërë të ditur, se do të ishin të gatshëm për kompromis. “Nuk ka veto. Ne duam të flasim për politikë”, tha kreu i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Andrea Marcucci.

Aleanca e deritanishme e Ligës së djathtë nacionaliste e ministrit Matteo Salvini me 5 Yjet u shpërbë në fillim të muajit. Një votë mosbesimi e Salvinit dështoi për shkak të mosmbështetjes nga 5 Yjet dhe socialdemokratët në senat, por kryeministri, Conte dha dorëheqjen.

Mattarella jep më shumë kohë

Tani është në dorën e presidentit italian, Sergio Mattarella kërkimi i një qeverie të re. Ai e zgjati afatin për krijimin e një koalicioni deri të mërkurën. Nëse konsultimet përfundojnë pa sukses, atëherë Italia ma gjasa në nëntor do të zhvillonte sërish zgjedhje të reja parlamentare. Sipas sondazheve, Lega do të bëhej forca më e fuqishme politike, dhe kreu i saj, Salvini kryeministër i Italisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.