IAEA bën thirrje për përmbajtje ushtarake, pasi Irani njoftoi sulmin ndaj centralit bërthamor të Natanzit
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, përsëriti sot thirrjen “për përmbajtje ushtarake për të shmangur çdo rrezik të një aksidenti bërthamor”, pas një sulmi në Iran.
“IAEA është informuar nga Irani se centrali bërthamor i Natanzit u sulmua sot. Nuk është raportuar rritje e niveleve të rrezatimit jashtë centralit”, shtoi IAEA-ja.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën sot sulme kundër kompleksit bërthamor iranian të Natanzit, që ndodhet në qendër të vendit, sipas një deklarate nga Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, e transmetuar nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
“Pas sulmeve kriminale të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi uzurpues sionist kundër vendit tonë, kompleksi i pasurimit i Natanzit u vu në shënjestër këtë mëngjes”, deklaroi organizata iraniane.
Ajo shtoi se “nuk janë raportuar rrjedhje të materialeve radioaktive në zonë”./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.