☁️
Tiranë 16°C · Vranët 14 May 2026
S&P 500 7,502 ▲0.78%
DOW 50,048 ▲0.71%
NASDAQ 26,648 ▲0.93%
NAFTA 101.51 ▲0.49%
ARI 4,673 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $81,507 ▲ +2.35% ETH $2,309 ▲ +2.15% XRP $1.5373 ▲ +7.69% SOL $93.3800 ▲ +2.64%
S&P 500 7,502 ▲0.78 % DOW 50,048 ▲0.71 % NASDAQ 26,648 ▲0.93 % NAFTA 101.51 ▲0.49 % ARI 4,673 ▼0.71 % S&P 500 7,502 ▲0.78 % DOW 50,048 ▲0.71 % NASDAQ 26,648 ▲0.93 % NAFTA 101.51 ▲0.49 % ARI 4,673 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
14 May 2026
Breaking
Bota

Shpëtohen 78 migrantë në La Mansh

Autoritetet bregdetare franceze shpëtuan 78 migrantë, pasi motori i një varke të vogël u prish gjatë përpjekjes për të kaluar La Manshin nga Belgjika drejt Britanisë së Madhe.

Sipas prefekturës detare franceze, disa mjete lundruese u dërguan në zonë, pasi u raportua për nisjen e disa varkave me emigrantë. Roja bregdetare ndërhyri pasi një nga varkat pësoi defekt në motor, duke shpëtuar të gjithë personat në bord dhe duke i transportuar në portin e Calais, ku morën ndihmën e ekipeve të shpëtimit.

Autoritetet theksuan se emigrantët shpesh refuzojnë ndihmën gjatë udhëtimit, duke e pranuar atë vetëm në situata emergjente, për shkak të vendosmërisë për të arritur në Britaninë e Madhe.

Vetëm një ditë më parë, 25 persona të tjerë u shpëtuan pasi u nisën nga Franca dhe Belgjika me varka të vogla.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 3 863 migrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit përmes kësaj rruge, përfshirë 144 persona në dy varka gjatë së enjtes.

Roja bregdetare franceze paralajmëroi se kjo zonë detare është ndër më të ngarkuarat në botë dhe shpesh paraqet kushte të vështira, duke e bërë kalimin jashtëzakonisht të rrezikshëm, edhe kur deti duket i qetë.

Ngjarja vjen në një kohë kur Ministria e Brendshme britanike konfirmoi se drejtuesi i Komandës së Sigurisë Kufitare, Martin Hewitt, do të largohet nga detyra në fund të marsit, pas 18 muajsh në këtë post.

Gjatë mandatit të tij, u regjistrua numri i dytë më i lartë i kalimeve me varka të vogla, me 41 472 persona që mbërritën në Britaninë e Madhe vitin e kaluar./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.