Intervista

Ilir Hoxha: Lufta, babai im Enveri dhe një përgjigje zotit Arvizu!

Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, po botojmë këtë intervistë ekskluzive me djalin e Enver Hoxhës, Ilir Hoxhën. Në të vërtetë, në prill të këtij viti kemi bërë një intervistë të gjatë me Ilirin, ku u trajtua thuajse gjithë historia dhe problematika e periudhës komuniste të Shqipërisë dhe qëndrimi që mbahet për luftën antifashiste e sidomos për Enver Hoxhën. Mirëpo një sërë ngjarjesh të këtij viti jubilar, si shfaqja masive e portreteve të Enver Hoxhës dhe shalleve të kuq nëpër ngjarje të ndryshme përkujtimore dhe reagimet që ka pasur, na krijuan mundësinë t’zhvillojmë këtë intervistë të re me Ilir Hoxhën. Në njëfarë mënyre ajo është një vazhdimësi logjike e intervistës së 8 muajve më parë. Pse e sulmojnë dhe kush e denigron figurën e babait të tij që ishte dhe udhëheqësi kryesor i Luftës antifashiste nacionalçlirimtare? Përpjekja për të rishkruar historinë, pse dy historianë të huaj nuk mund ta shkruajnë me objektivitet historinë e luftës dhe të periudhës komuniste si dhe një bisedë e panjohur e Enver Hoxhës për historinë e luftës antifashiste dhe të PKSH-së. Më këtë rast, Ilir Hoxha jep mendimin e tij për qëndrimin e qeverisë lidhur me festimet e këtij 70-vjetori, pse PD nuk ka të drejtë kur thotë se mazhoranca e majtë është kthyer nostalgjia për të kaluarën komuniste, ndërsa i kthen dhe një përgjigje ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, për deklaratat e bëra ditët e fundit lidhur me figurën e Enver Hoxhës.

Ilir Hoxha, djali i Enver Hoxhes
Ilir Hoxha, djali i Enver Hoxhes

– Ilir, nesër jemi më 29 nëntor, e cila njihet zyrtarisht si Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë dhe bashkëpunëtoret e tyre. A i qëndroni mendimit se kjo është një datë e shënuar që duhet nderuar nga shqiptarët dhe pse?

– 29 Nёntori i 1944, dita e Çlirimit tё plotё tё Shqipёrisё, ёshtё kurorёzimi i fitores sё popullit shqiptar mbi ushtritё pushtuese nazifashiste shumё milionёshe, qё nёnshtruan popuj e shtete mё tё mёdhenj e tё fuqishёm. Ёshtё dita e madhe historike qё e rreshtoi Shqipёrinё si vend pjesёmarrёs nё Aleancёn e madhe Antifashiste anglo-sovjeto-amerikane, qё asnjё konferencё ndёrkombёtare pas Luftёs, nuk mund t’ia mohonte tё drejtat e njё vendi fitues. Ne, shqiptarёt mund tё jemi krenarë qё Shqipёria u çlirua me forcat e veta pa ndihmёn e asnjё formacioni ushtarak tё forcave tё Aleancёs Antifashiste, si ndodhi nё Beograd dhe nё kryeqytetet e tjera evropiane. Kjo ditё e madhёrishme qё populli mori frymё i çliruar nga makthi i egёrsisё sё pushtuesve, hapi rrugёn e tё ardhmes sё tij politike e social-kulturore. Do tё pёrcaktohej forma e regjimit dhe do fillonte njё luftё e re, tashmё politike pёr njohjen e Shqipёrisё nё OKB dhe lidhjet diplomatike me shtetet e botёs.

– Cili është sipas jush, në vija të përgjithshme, roli i babait tuaj, Enver Hoxhës, si komandant i kësaj lufte?

– Mё 8 Nёntor 1941, Enver Hoxha bashkё me komunistёt e tjerё, themeluan PKSH. Enver Hoxha u zgjodh anёtar i KQ tё Pёrkohshёm dhe, ndonёse nuk u caktua asnjё Sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punёve tё KQ tё Pёrkohshёm. Menjёherё pas themelimit tё PKSH, Enver Hoxha bashkё me shokёt, e nё krye tё tyre, i hynё punёs pёr organizimin dhe shtrirjen e Partisё nё tё gjithё vendin, dhe pёr mobilizimin e popullit nё njё front tё gjerё antifashist dhe pёr organizimin e zgjerimin e luftёs sё armatosur kundёr pushtuesit.

Me iniciativёn dhe nёn drejtimin e Enver Hoxhёs, zhvilluan me sukses punimet mbledhje tё tilla tё rёndёsishme si Konsulta e Parё e Aktivit tё PKSH (prill 1942), Konferenca e Jashtёzakonshme e PKSH (qershor 1942), Konferenca e Parё e Vendit e PKSH (mars 1943) ku Enver Hoxha u zgjodh Sekretar i Pёrgjithshёm i PKSH. Analizat dhe konkluzionet e kёtyre mbledhjeve, patёn njё rёndёsi jetike politike dhe organizative pёr zgjerimin e Luftёs Antifashiste Nacionalçlirimtare. Nё krye tё KQ tё Partisё, Enver Hoxha pёrpunoi dhe udhёhoqi zbatimin e vijёs ushtarake tё PKSH pёr organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes sё armatosur nё tё gjithё vendin dhe pёr krijimin, nё luftё e sipёr, tё Ushtrisё Nacionalçlirimtare, si Komisar Politik i Shtabit tё Pёrgjithshёm tё Ushtrisё Nacionalçlirimtare e mё pas Komandant i Pёrgjithshёm i Ushtrisё Nacionalçlirimtare, Enver Hoxha dha njё kontribut tё shquar pёr fitoren historike tё Luftёs. Pra roli i Enver Hoxhës është i pandarë me atë të PKSH për organizimin dhe udhëheqjen e asaj lufte çlirimtare.

– Pas intervistës së gjatë që kemi bërë bashkë në muajin prill të këtij viti, reagoi kryetari i Ballit Kombëtar dhe tha ndër të tjera se 29 nëntori duhet të shpallet dite zie kombëtare, ngaqë atë ditë Shqipëria nuk është çliruar, por është pushtuar nga komunistët. A ka të drejtë ai dhe ata që vuajtën nga diktatura komuniste ta quajnë kështu 29 nëntorin?

– Vetёm kёtu tek ne hapen kёto polemika shterpë, se kur ka ikur gjermani i fundit. Kёsaj i thonё “hedh njё budalla njё gur nё lumё, hidhen shumё tё tjerё ta gjejnё atё”. Data 29 Nёntor 1944, ёshtё data e Çlirimit qё e vulosёn fitimtarёt e asaj Lufte. Nё themel tё saj qёndron gjaku i dёshmorёve. Ishin komunistёt ata, qё drejtuan kёtё Luftё me nё krye Enver Hoxhёn. Pinjollёt e kolaboracionistёve duan ta kalojnё nё harresё ditёn e vёrtetё tё zisё kombёtare, qё ishte ajo e 7 prillit, dita e pushtimit nga Italia fashiste. Dokumentet flasin qartё se kush ishin ata qё pёrgatitёn dhe pёrshёndetёn kёtё pushtim. Mbreti Zog e la Shqipёrinё nё baltё duke u arratisur sё bashku me familjen dhe oborrin e tij dhe me arin e vjedhur. Prandaj 29 Nёntori 1944, Dita e Fitimtarёve, iu djeg dhe i pёrvёlon.

– Mirëpo këtë vit, me rastin e përkujtimit të disa datave historike si 5 maji, 24 maji apo 17 nëntori, jane shfaqur si asnjëherë më parë gjatë këtyre 24 viteve të fundit portretet e Enver Hoxhës. Pse ndodhi kjo dukuri këtë vit?

– Kanё kaluar 24 vjet nga pёrmbysja e pushtetit popullor. Nё vitet ’80, duhet pohuar qё Shqipёria po kalonte njё periudhё tё vёshtirё ekonomike. Pa analizuar kёtu shkaqet, ky ishte realiteti. Njerёzit tё ndikuar nga ç’po ndodhte nё gjithё Evropёn Lindore por edhe nga propaganda kundёr komunizmit, gjykuan qё ishte koha pёr ndryshim tё sistemit. Kёtij verdikti popullor, as udhёheqja e PPSH nuk i doli kundёr. Tashmё dihet qё ndryshimi i sistemit erdhi krejt butёsisht, pa shkaktuar asnjё viktimё. Emri i Enver Hoxhёs u anatemua si njeriu qё i kishte sjellё vetёm tё zeza kёtij populli.

Por, si ёshtё situata sot, pas kaq shumё vitesh? Populli ёshtё dёshmitar i gjithё asaj pasurie qё u vu me mund dhe djersё nga tё gjithё, dhe qё sot ёshtё shkatёrruar dhe vjedhur pa i lёnё nam e nishan. Mendoni ju, qё njerёzit e harrojnё “teorinё zero” tё PD-sё?! Po gjithё ato kombinate, uzina, fabrika, miniera, ku shkuan? A mund tё harrohet qё nё Shqipёri nuk ekzistonte papunёsia? Po fshati? A mund ta harrojë populli i zonave rurale qё tokёn e kanё dhuratё nga reforma agrare qё ndёrmori Enver Hoxha. A mund tё harrojnё ata se si u transformua bujqёsia nё vitet e socializmit! Pse duhet tё jenё kundёr portreteve tё Enver Hoxhёs! Apo qё bijtë e bijat e tyre i shkolloi dhe i emancipoi, siç bёri edhe me ata tё qytetit. Po vajzat dhe gratё, pse duhet tё jenё kundёr? Sot jemi dёshmitarë tё dhunёs qё po ndodh nё familje dhe jashtё saj. Edhe pse nuk e thonё hapur, shkaku kryesor dihet qё ёshtё ai ekonomik. Gra tё mbetura pa punё, pa asnjё tё ardhur monetare, janё bёrё barrё pёr burrat qё edhe ata mezi gjejnё njё vend pune. Nё kohёn e Enver Hoxhёs, tё gjitha ishin tё punёsuara dhe ishin krejt tё barabarta me burrat. Dhe kёtё barazi ua krijonte pikёrisht ana ekonomike. Rinia, pa problemet e rёnda tё drogёs, kriminalitetit, prostitucionit, atёherё pse rinia e sotme nuk duhet tё mёsojë nga ajo kohё? Tё marri gjёrat e mira tё saj, atyre qё iu ka ikur koha t’i hedhë mёnjanё. Po pensionistёt? Koha, qё njeriu ka pёrmbushur tё gjitha detyrimet nё jetё dhe shijon vitet e pleqёrisё. Pensionin e merrnin me njё diferencё tё vogёl nga rroga, nuk bёheshin barrё pёr askёnd, gjithё shoqёria i nderonte dhe i respektonte. Po veteranёt? Kishin nderimin dhe respektin qё meritonin nga shteti dhe nga gjithё shoqёria shqiptare. Po sot? Po fyhen nё krenarinё e tyre, duke iu mohuar atё qё kanё gjёnё mё tё shenjtё, Luftёn Antifashiste Nacionalçlirimtare. Megjithёse pёrmenda pak gjёra, a mund tё mё thoni, tё paktën njё pjesё e popullit, pse tё mos mbajë nё kёtё 70 vjetor tё lirisё portretet e Enver Hoxhёs?

– Shfaqja e portreteve të Enverit është kritikuar ashpër nga opozita aktuale, dmth nga PD, dhe është konsideruar si nostalgji dhe kthim tek e kaluara diktatoriale, meqë këtë vit në pushtet është një qeveri e majtë. Ju jeni dakord me këtë arsyetim?

– Nuk e kuptoj se ku e gjen PD, kёtё kthim tё PS-së tek e kaluara! Te pёrkujtimi i Luftёs Antifashiste Nacionalçlirimtare? Pёrveç datёs sё Çlirimit qё e feston mё 29 Nёntor, PS nuk i bёri nderet ashtu siç i meritonte kjo Luftё e lavdishme. Enver Hoxha, Komandanti i kёsaj Lufte, mbeti jashtё programeve tё qeverisё sё kompleksuar tё majtё. Atёherё pse akuzohet!? Akuzohet pse elektorati i majtё kujton me nostalgji tё kaluarёn dhe mban nё duar portrete tё Enver Hoxhёs! A mundet kush t’ia fshijё popullit kujtesёn? Ёshtё nё tё drejtёn e gjithkujt, tё gjykojë se kur ka qenё mё mirё. Ashtu si ka tё drejtё ajo pakicё qё mund tё jetё 5% e popullsisё, tё thotё se sot jemi mё mirё, sepse jemi pasuruar (si e qysh, ata e dinё), ashtu ka tё drejtё edhe masa e gjerё e popullit, tё thotё qё nё atё kohё ishim mё mirё. Tё kujtosh, qё atёherё kishte punё pёr tё gjithё, qё kishte barazi sociale, siguri, rend, shkollim, pёrkujdesje shёndetёsore, dinjitet, pavarёsi, qё pasuria qё ngriti populli nё vitet e socializmit i pёrkiste tё gjithёve etj, etj., kjo nuk do tё thotë qё po kthejmё tё kaluarёn. Tё kaluarёn mё shumё po e sjell nё vёmendje politika shqiptare me propagandёn e saj tё shfrenuar, duke baltosur gjithçka me qёllim, qё popullit e sotmja t’i duket mjaltё e ёmbёl. Enver Hoxha shkriu jetёn e tij pёr kёtё popull, prandaj dhe populli do ta kujtojë gjithmonё me nostalgji.

– Gjithsesi festimet për 70-vjetorin e çlirimit kulmojnë më 29 nëntor. Për këto festime u ngrit dhe një komision shtetëror nën drejtimin e zv/kryeministrit. Me sa i keni ndjekur, mendoni se kremtimet janë në lartësinë që i takonte këtij jubileu?

– Komisionit vetёm emrin i dёgjuam se punёn nuk ia pamё. Ngritja e kёtij komisioni, ishte vetёm pёr t’i hedhur hi syve, tё gjithё atyre qё kёrkonin qё kёtё vit jubilar tё 70 vjetorit tё Çlirimit ta festonin me madhёshtinё qё i takonte.

Nuk ka mё turp, se t’i lёsh Varrezat e Dёshmorёve tё prishura dhe tё pa mirёmbajtura. Lapidarёt, qё janё simboli i heroizmit dhe i krenarisё qё çdo qytetar i ndershёm i kёtij vendi duhet tё ndjejë para tyre, as ato nuk u restauruan. Kudo pllakat pёrkujtimore mbetёn tё thyera dhe tё shkulura. Ndonjё aktivitet i vakёt shkencor qё u bё, pёrveç pjesёmarrёsve, njeri tjetёr nuk mori vesh se çfarё u tha. Kёngёt partizane qё duhet tё buçisnin kёtё vit, nuk t’i zё veshi kurrёkund. Pasi i “kryen” tё gjitha kёto punё, tani merren me portretet e Enver Hoxhёs.

Duan e thonё qё ishin militantёt e PKSH, qё provokuan nё ceremoninё e 17 Nёntorit ditёn e Çlirimit tё kryeqytetit. Me sa kam dёgjuar nё televizion, ceremonia nuk ishte e organizuar nga PS dhe Edi Rama nuk mori pjesё si Kryetar i PS, por si Kryetar i Qeverisë. Pra, ishte ceremonia zyrtare, qё kryhet me solemnitetin e njё feste tё rёndёsishme, ku çdo qytetar i Republikёs ka tё drejtё tё marrё pjesё nё tё. Po nga veteranёt qё mbanin shallin e kuq, qё Edi Rama ua hoqi me diktat, çfarё e keqe i vinte festёs, kur dihet qё shalli kuq ёshtё simboli i gjakut tё derdhur pёr liri!

Ёshtё lojё fjalёsh kur thonё, qё Lufta nuk duhet tё identifikohet me Enver Hoxhёn. Edhe vetё Enver Hoxha kurrё nuk e ka thёnё kёtё gjё. Por tё vёrtetёn, qё ai ka qenё Komandanti i Ushtrisё Nacionalçlirimtare, kёtё asnjeri nuk mund ta mohojë. Kёto qё thuhen nuk i bёjnё dёm Enver Hoxhёs, por kёto i bёjnё dёm duke i ulur vlerat njё Lufte tё lavdishme, qё e arriti fitoren nё saje tё organizimit tё njё ushtrie tё rregullt qё nё pёrbёrjen e saj kishte brigada, divizione dhe korparmata. Gjithё historia e Luftёs, tё njeh me emra komandantësh dhe komisarësh, qё nga çetat e deri tek brigadat. Atёherё tё gjithё duhet tё fshihen? E si mbeti kjo ushtri! Nuk besoj se historia njeh fitore ushtarake pa identifikuar komandantin e saj. Edhe sot nё kohё paqeje, kemi njё komandant tё ushtrisё qё ёshtё Presidenti i Republikёs.

 

– Këtë vit është folur shumë edhe për rishikimin e historisë, ndërsa dy periudha të kontestueshme sikurse është ajo e Luftës Antifashiste dhe periudhës komuniste, u janë besuar dy historianëve të huaj. Besoni se më në fund historia do rishkruhet me realizëm dhe e pa politizuar?

Mё kujtohet njё bisedё qё kam bёrё me babain tim pёr Luftёn Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai ndёr tё tjera mё tha:

“Nё veprat e mia ndodhen shumё shkrime, urdhёresa lufte, deklarata, thirrje, por prapё edhe kёto nuk mund ta japin tё plotё, nё tёrё gjerёsinё dhe thellёsinё e saj, tablonё e qartё tё Luftёs sonё tё madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare, nuk mund tё vёnё nё dukje si duhet edhe sa duhet forcёn madhёshtore tё Partisё Komuniste Shqiptare, tё asaj qё na siguroi triumfin”.

Duke mos i harruar kёto fjalё, mё lind e drejta tё shpreh dyshimin: Si mundet qё kёtё “gjerёsi dhe thellёsi tё tablosё sё Luftёs sё madhe” tё mund ta shprehë realisht dhe me objektivitet shkencor, njё historian i huaj qё nuk njeh as gjuhёn shqipe!? Si do mundet tё studiojë gjithё atё burim dokumentar, pa njohur gjuhёn e vendit, ndonёse ai pretendon se flet disa fjalё shqip!? Sa do tё jetё nё gjendje tё bёhet interpret i historisё sonё, kur ai mbetet veç njё vizitor i largёt qё “mundohet njё herё nё vit tё shkelë nё Shqipёri!” Me kёto qё them, nuk dua tё vё nё dyshim aftёsitё profesionale tё historianit, as objektivitetin e tij si njeri i shkencёs, pёr mё shumё qё nga formimi profesional unё i pёrkas shkencave teknike, por ama njё arsyetim llogjik mund ta bёj.

Mirё historianёt tanё tё periudhёs sё socializmit e paskan gjykuar historinё me botёkuptim materialist, ateist, socialist, po historiani i huaj qё i pёrket njё formimi idealist, fetar, borgjez, sa do tё jetё nё gjendje tё gjykojë drejt gjithçka qё u ndёrtua, krijua, dhe u transformua sipas botёkuptimit dhe metodologjisё marksiste-leniniste! Do arrijё ta kuptojë esencёn e politikёs sё Partisё sё Punёs tё Shqipёrisё nё ndёrtimin e shoqёrisё socialiste, tё dijë tё shpjegojë drejt dhe objektivisht çdo veprim tё saj, nё çdo drejtim? Nuk e di sa do tё jenё nё gjendje dy historianёt e huaj, t’i mbёshtesin studimet e tyre nё tabanin dhe nё realitetin tonё kombёtar.

 

– Një qëndrim ndaj Enver Hoxhës mbajti dhe ambasadori në ikje i SHBA, Aleksandër Arvizu. Në festimet e 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës shfaqjen e fotografisë së Enver Hoxhës ai e quajti si fyerje për shqiptarët, ndërsa në një emision në TV ai deklaroi se Enver Hoxha ka qenë një monstër që ka sjellë vetëm vuajtje për popullin shqiptar dhe është për të ardhur keq që shikon të rinj me grushtin lart apo me foto të Enver Hoxhës në festimet për 70-vjetorin e çlirimit. Si do t’u përgjigjeshit këtyre deklaratave, Ilir?

– Mbeta i habitur kur dёgjova ato fjalё nga njё ambasador i akredituar nё Shqipёri! Ishin fjalё qё jo vetёm etika e njё diplomati nuk i lejon, por nё to ndihej edhe prepotenca e pёrfaqësuesit tё njё superfuqie. Shqiptarёve, qё e dinё se ç’ёshtё liria dhe pavarёsia e vёrtetё, pasi e kanё jetuar atё pёr gati 50 vjet, nuk iu la aspak shije tё mirё. Kam lexuar kёto ditё nё shtyp, qё shumё vetё e quajnё si njё gafё tё radhёs sё ambasadorit Arvizu. Vёrtet mund tё jetё gafё e njё ambasadori, qё nuk ёshtё nё lartёsinё e detyrёs sё ngarkuar, por nё vetvete ishte njё “gafё” e qёllimshme, qё kёrkon me dhunё tё imponojë opinionin e tij, pa menduar qё shkel mbi dinjitetin e njё populli. Figura e Komandantit tё Luftёs sё lavdishme Nacionalçlirimtare, ruhet nё kujtesёn e popullit shqiptar, prandaj nuk ka “gafё” e urdhёr qё tё mund ta fshijё atё.

Dua t’i kujtoj zotit Arvizu, qё Enver Hoxha ka qenё Komandant i Ushtrisё Nacionalçlirimtare dhe qeveria e SHBA nё atё kohё, marrёdhёniet i mbante me kёtё formacion tё madh ushtarak, qё luftonte kundёr hordhive nazi-fashiste. Janё tё njohura takimet e Enver Hoxhёs me ushtarakёt anglezё e amerikanё gjatё Luftёs. Ata e quanin aleatin e tyre. Dhe aleancat e ngritura mbi kauza të drejta, bёhen pjesё e historisё. Dhe historia as nuk zhbёhet, as nuk harrohet.

Po tё ishte njё politikё e ndershme, edhe sot, Enver Hoxha duhej tё pёrmendej me respektin e merituar. Nё njё kohё, kur i gjithё Perёndimi ёshtё i frikësuar nga njё invazion rus nё Evropёn jug-perendimore, nё vitet ’60, ishte populli shqiptar me nё krye Enver Hoxhёn, qё i vetёm, i bёri ballë “ariut rus”. Po tё mos kishte qenё largpamёsia e Enver Hoxhёs, BS do tё kishte pasur bazat e tij nё vendin mё strategjik tё Evropёs, e cila mund tё kishte sjellё pasoja aq tё rёnda, sa sot Evropa mund tё kishte njё situatё gjeo-politike krejt tё ndryshme.

Zoti Arvizu duhet ta dijё, qё Burra Shteti cilёsohen ata drejtues shteti, qё marrin vendime tё rёndësishme nё interes tё popullit dhe tё atdheut tё tyre, dhe jo ata qё vrasin protestues paqёsorë nё mes tё bulevardit, pse kanё dalё tё kёrkojnё njё jetё mё tё mirё. Prandaj, zoti Arvizu t’i tёrheqë dhe t’i marrё mbrapsht ato fjalё. Dua ta mbyll kёtё intervistё duke u bashkuar me tё gjithё ata qё nderojnё kёtё fitore tё madhe tё popullit shqiptar.

Intervistoi Xhevdet Shehu

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button