☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 90.06 ▼0.51%
ARI 4,395 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $86,521 ▲ +0.68% ETH $2,764 ▲ +0.35% XRP $1.5880 ▲ +4.45% SOL $118.9400 ▲ +0.67%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.06 ▼0.51 % ARI 4,395 ▲0.43 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.06 ▼0.51 % ARI 4,395 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

Ilirjan Feçi ka rrëfyer këtë të martë në Gjykatën e Posaçme detaje nga grabitja me dhunë e ndodhur në shkurt të vitit 2011 në Elbasan, ku sipas tij, ai ka vepruar së bashku me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, vëllanë e Nuredin Dumanit.

Dëshmia u dha në kuadër të gjykimit për dosjen “Plumbi i artë”. Feçi është i pandehur në këtë çështje, por po gjykohet në një proces të veçuar. Në cilësinë e bashkëpandehurit në një procedim të lidhur, ai përjashtoi nga ngjarja të pandehurin Gentian Sharra.

Gjatë seancës, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës të Sharrës, Sokol Hazizaj, Feçi deklaroi se në grabitje kanë marrë pjesë vetëm tre persona.

Kemi qenë tre persona: Talo Çela, Dashnor Dumani dhe unë. Talo kishte makinën. Ngjarja është filmuar nga kamerat e një banke dhe një banese private”, u shpreh ai.

I pyetur nëse kanë qenë të armatosur, Feçi tha se vetëm Dashnor Dumani mbante një levë, ndërsa ai dhe Talo Çela nuk kishin armë.

Duke treguar dinamikën e ngjarjes, Feçi deklaroi se fillimisht kishte marrë Dashnor Dumanin në zonën e Nish-Tullës dhe më pas kishin shkuar në Elbasan, ku kishin marrë edhe Talo Çelën. Sipas tij, ata janë drejtuar më pas në banesën e Lirak Bajraktarit, nga ku kanë grabitur një çantë me bizhuteri dhe flori.

U konfliktua pak me Dashnorin. I morëm çantën dhe u larguam drejt shtëpisë së Talos. Kishte flori, varëse, medalione dhe ora. Pasi i shitëm në Tiranë, i ndamë në tre pjesë”, deklaroi Feçi.

Ai shtoi se Gentian Sharrën e njeh për arsye biznesi, pasi ky i fundit kishte një servis, ndërsa vetë Feçi merrej me shitblerje makinash, por theksoi se Sharra nuk ka qenë pjesë e grabitjes.

Gentian Sharra nuk ka qenë në vjedhjen e Bajraktarit. Ai ka qenë shumë mirë financiarisht. Unë shkova aty vetëm për të marrë paratë e mia mbrapsht”, u shpreh Feçi.

Sa i përket Nuredin Dumanit, Feçi deklaroi se e njihte përmes një kushëriri dhe se ai kishte dijeni për banesën e tij në Kavajë. Sipas tij, Dumani në të kaluarën kishte kultivuar lëndë narkotike për të dhe i kishte sjellë disa herë.

Në fund të dëshmisë, Feçi i bëri thirrje prokurorisë të verifikojë pamjet filmike të ngjarjes.

Shikoni pamjet filmike që të bindeni se kemi qenë vetëm tre persona. Nuredin Dumani ju ka gënjyer prej tre vitesh”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.