🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,288 ▼ -0.26% ETH $2,407 ▼ -1.29% XRP $1.2911 ▼ -1.61% SOL $103.3900 ▼ -0.98%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosj

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon këtë të hënë shqyrtimi i dosjes “Partizani”, me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK.

Para trupit gjykues dëshmoi Violeta Shqevi, e cila tha se në vitin 2007 ka qenë e punësuar në Ministrinë e Kulturës dhe Sporteve, ku ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës së sportit. Ajo deklaroi se ka pasur gjithashtu rolin e koordinatores së Strategjisë së Sportit 2008-2020.

Sipas saj, klubi shumësportësh “Partizani” administrohej nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa futbolli trajtohej veçmas. Ajo sqaroi se institucioni ku punonte menaxhonte klubin shumësportësh, me përjashtim të ekipit të futbollit.

Shqevi u ndal edhe te asetet e klubit, duke deklaruar se “Partizani” dispononte disa objekte, përfshirë një godinë dykatëshe dhe ndërtesa të tjera. Megjithatë, sipas saj, pronat nuk ishin të regjistruara dhe kishte paqartësi lidhur me pronësinë e tyre.

“Kur u shfaqën shqetësime për disa banorë që kishin zaptuar prona, nuk kemi pasur asnjëherë informacion të qartë për pronarët. Drejtoria që drejtoja u kërkoi drejtuesve të merrnin masa për regjistrimin e tyre”, deklaroi dëshmitarja.

Ajo foli edhe për ndryshimet ligjore të vitit 2007 në ligjin për sportin, duke theksuar se ato u konsideruan si një zhvillim pozitiv për sektorin.

“Në lidhje me ndryshimet ligjore të ligjit për sportin në vitin 2007, shihej si një qasje pozitive. U pa e rëndësishme që të përfshiheshin edhe të tretët dhe të krijohej mundësia që asetet të jepeshin me koncesion”, u shpreh Shqevi gjatë dëshmisë së saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.