🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,355 ▲ +0.5% ETH $2,057 ▼ -0.03% XRP $1.3149 ▼ -0.61% SOL $81.1400 ▲ +0.7%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Incidenti në Gushincë, autoritetet kosovare mesazh Maqedonisë

Autoritetet e Kosovës hedhin poshtë pretendimet e homologëve nga Maqedonia se grupi i dyshuar që ka sulmuar stacionin policorë të Goshincës, mund të ketë qenë nga Kosova. Pavarësisht se një gjë e tillë nuk theksohej në mënyrë të prerë, autoritetet e Maqedonisë aluduan se sulmuesit flisnin shqip, me serbizma, duke lënë të ku7ptohej se ata mund të ishin formacion UÇK-je nga Kosova

“Policia e Kosovës ka planin operativ për mbulimin dhe kontrollin e vijës kufitare, duke përfshirë patrullimet e përbashkëta me zyrtarët kufitarë të Maqedonisë dhe mund të konfirmojmë se gjatë realizimit të detyrave policore nuk është vërejtur asnjë element apo lëvizje e individëve apo grupeve të dyshuara nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë dhe anasjelltas”.

Sipas policisë së Kosovës, forcat e saj vazhdojnë të përmbushin detyrën për menaxhimin dhe kontrollimin kufitar, me qëllim parandalimin e krimit trans-kufitar. Nga ana tjetër, edhe Ministria e Jashtme e Kosovës e dënuan aktin, duke ofruar madje edhe ndihmë në hetimin e rastit.

“Ministria e Jashtme dënon ashpër çdo akt të dhunshëm ndaj organeve të rendit në Republikën e Maqedonisë, dhe njëkohësisht bën thirrje për hetim të paanshëm dhe profesional. Ministria e Jashtme shpreh edhe gatishmërinë të ndihmojë autoritetet maqedonase në gjetjen e autorëve të këtij akti”.

Sipas reagimit të Prishtinës Zyrtare, Republika e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon, mbetet e përkushtuar në avancimin e frymës së fqinjësisë së mirë duke respektuar integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Maqedonisë si shtet fqinjë, si dhe të implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.