☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,921 ▲ +0.69% ETH $2,060 ▲ +1.06% XRP $1.3169 ▲ +1.06% SOL $80.0000 ▲ +1.54%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Indi, rikthehet uji në kryeqytet

Furnizimi me ujë është rikthyer pjesërisht në kryeqytetin indian Delhi, ku 10 milionë njerëz u prekën nga kjo mungesë pasi protestues të zemëruar sabotuan një tubacion.

U desh ndërhyrja e ushtrisë që të rimerrej kontrolli i ujësjellësit Munak, pasi protestuesit e komunitetit jak, të zemëruar për shkak të kuotave për punë, morën kontrollin e ujit në kuadër të disa ditëve me protesta të dhunshme.

Pavarësisht se uji po kthehet në Delhi, zyrtarë të qeverisë thanë se kriza nuk ka mbaruar dhe se qytetarët duhet të tregohen të matur në përdorimin e ujit. Megjithatë, shkollat që ishin mbyllur për shkak të mungesës së ujit, tani kanë nisur të hapen.

16 milionë njerëz jetojnë në Delhi dhe 2/3 e tyre furnizohen me ujë nga ujësjellësi Munak që ka tubacione në krahinën Hariana ku dhe ndodhën trazirat. Këtu shtresa e lartë jak përleshet prej ditësh me policinë pasi kërkon kuota pune të barabarta me ato të shtresave më të ulëta.

Autoritetet indiane i rezervojnë shumë vende pune në administratë atyre që vijnë nga kastat e ulëta në përpjekje për të luftuar pabarazinë, por tashmë edhe pasanikët dhe pronarët e mëdhenj të tokave, siç janë anëtarët e komunitetit jak duan të njëjtën gjë.

Për shkak të dhunës, në shtetin Hariana është vendosur gjendja e shtetrrethimit, por edhe kjo nuk ka ndaluar përleshjet. Mediat lokale thonë se 19 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë ditëve të fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.