☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 27 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 92.76 ▼1.2%
ARI 4,513 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $76,049 ▼ -0.99% ETH $2,081 ▼ -0.86% XRP $1.3326 ▼ -0.79% SOL $84.1100 ▼ -0.44%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 92.76 ▼1.2 % ARI 4,513 ▲0.24 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 92.76 ▼1.2 % ARI 4,513 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Bota

LIBAN: Mbi 3 500 objektiva të goditura nga Izraeli brenda një muaji

Ushtria izraelite deklaroi sot se ka goditur më shumë se 3 500 objektiva në të gjithë Libanin gjatë muajit të fundit, që nga rifillimi i luftës me lëvizjen islamike Hezbollah, aleate e Iranit.

Sipas Izraelit, Hezbollahu u përfshi në konflikt më 2 mars, në kuadër të luftës më të gjerë në Lindjen e Mesme, e cila shpërtheu në fund të shkurtit pas një ofensive izraelito-amerikane kundër Iranit. Kjo ofensivë u ndërmor si hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, në Teheran.

Izraeli reagoi me një valë të gjerë sulmesh ajrore në territorin libanez dhe nisi gjithashtu një ofensivë tokësore në jug të vendit. Në një deklaratë zyrtare, ushtria tha se ka goditur më shumë se 3 500 objektiva, duke përfshirë, sipas saj, infrastrukturë ushtarake, depo armësh, pozicione lëshimi raketash dhe qendra komanduese të Hezbollahut.

Po ashtu, ushtria izraelite pretendon se ka “eliminuar” rreth 1 000 luftëtarë të Hezbollahut gjatë këtij muaji.

Ndërkohë, Ministria libaneze e Shëndetësisë raportoi se më shumë se 1 300 persona janë vrarë dhe mbi 3 900 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i konfliktit. Në këtë bilanc përfshihen edhe 53 punonjës të personelit shëndetësor.

Hezbollahu nuk ka bërë ende publike të dhëna zyrtare mbi humbjet e tij.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se Hezbollahu do të paguajë një “çmim të rëndë” për shtimin e sulmeve gjatë festës hebraike të Pashkës, pasi grupi kishte marrë përgjegjësinë për disa sulme me raketa në veri të Izraelit.

Ai shtoi se forcat izraelite në jug të Libanit do të vazhdojnë operacionet për “të çliruar zonën” nga Hezbollahu dhe mbështetësit e tij, duke theksuar se ushtria synon të ruajë praninë deri në lumin Litani dhe të shkatërrojë kapacitetet ushtarake të grupit në të gjithë Libanin./  /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.