🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▼ -1.56% ETH $2,054 ▼ -3.46% XRP $1.3146 ▼ -2.14% SOL $79.3500 ▼ -1.59%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: 53,6% e volumit tregtar kryhet me rrugë detare

Volumi i qarkullimit të mallrave nëpërmjet porteve, kryeson në strukturën e transportit.

INSTAT bën të ditur se, në nëntor vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) shënoi 83 miliardë lekë dhe 50,7% e tyre u transportua me det. Ndërsa në njëmbëdhjetëmujorin 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) arriti në  870 miliardë lekë dhe 53,6% e tyre u transportua me det.

Sipas zërave eksport-import njofton INSTAT, në janar-nëntor 2018, mallrat e eksportuara me det zunë 58,9%, me rrugë tokësore 36,4% dhe me rrugë ajrore 0,5%.

Mallrat e eksportuara me rrugë tokësore, në njëmbëdhjetëmujorin 2018, janë rritur me 16,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës dhe me det me 7,8%.

Në 11-mujor mallrat e importuara me det zënë 51,0%, me rrugë tokësore 43,7% dhe me rrugë ajrore 2,8 %. Mallrat e importuara me hekurudhë, në njëmbëdhjetëmujorin 2018, janë ulur me 24,2% dhe me rrugë tokëore janë ulur me 7,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, thuhet në raportin e INSTAT.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.