Ekonomia

INSTAT/ Bien eksportet drejt Italisë

Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë dhjetëmujorit të parë të vitit 2015 arritën në rreth 133.474 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë u importuan 131.626 milionë lekë. Por gjatë kësaj periudhe edhe eksportet nga Italia kanë shënuar rënie.

Gjithsesi, nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Referuar të dhënave, eksportet e Shqipërisë drejt Italisë llogariten 102.657 milionë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariteshin 113.310 milionë lekë.

Sipas INSTAT-it, me Italinë, shkëmbimet tregtare zënë 37.3 për qind të totalit. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave ‘tekstile dhe këpucë’ në vlerën e 28.267 milionë lekëve i ndjekur nga grupi i mallrave ‘minerale dhe lëndë djegëse dhe energji elektrike” në vlerën 21.956 milionë lekë, e pasuar nga grupi ‘makineritë dhe pajisje dhe pjesë këmbimi’ për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.

Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 21.799 milionë lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për 10-mujorin vlerën e mbi 60.571 milionë lekëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button