Politika

Politikë, Meta: “Çdo gjë në kohën e duhur”

aaaIlir Meta në “Zonë e lirë” e tregoi veten në paqe me Ramën, Berishën dhe Bashën. Nuk është kohë zgjedhjesh- tha ai dhe ndaj kujtdo që mund ta kërcënojë me prim në sistemin zgjedhor, kreu i LSI-së deklarohet sfidues.

 Ilir Meta nuk di gjermanisht, por një shprehje me gjuhë gjermane e artikulon me kënaqësi.
“Çdo gjë në kohën e duhur”.
E ka fjalën për zgjedhjet dhe për aleancat.
Kur thotë i dua të gjithë, nuk përjashton asnjë bashkëpunim. Në këtë logjikë nuk do ta përjashtone as me PD-në nëse kjo e fundit do të ishte dakord.
Madje lirinë e zjedhjes ia ka lënë edhe partnerit në qeveri nëse një ditë Rama do të mërzitej me Metën…
Rama nga ana tjetër e ka pranuar që nuk hyn dot në kiminë që lidh Berishën me Metën
Dhe dikur kishte menduar në fakt se do ishte më pranë Bashës se Berishës.
Por edhe tek të majtët ia dinë kimetin, siç e tha hapur Koço Kokëdhima.
Ilir Meta thotë se është në paqe me të gjithë dhe sërish për nder ia di Sali Berishës
Dhe nëse do të ketë përpjekje për ta dëmtuar LSI-në duke i vënë prim sistemit zgjedhor ai sërish sfidon.
Për reformën në drejtësi është mëse i bindur që do miratohet dhe shuan debatet se ai nuk e do.
Dhe në funkison të paqes publike, e kalon me kunj kritikën e Spartak Brahos, i cili  ia kaloi kryeministrit Rama barrën e fajit për zvarritjen e Byrosë së Hetimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button