🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,201 ▲ +1.26% ETH $2,249 ▲ +1.7% XRP $1.3604 ▲ +0.38% SOL $85.1600 ▲ +1.04%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Investim për rininë, Veliaj: Brenda vitit karta e studentit

Një nga kërkesat e vazhdueshme të të gjithë studentëve për t’u pajisur me Kartën e Studentit do të marrë zgjidhje brenda këtij viti.

Gjatë takimit periodik të vendosur tashmë me bordin rinor të qytetit ku bëjnë pjesë senatorët e gjimnazeve, koordinatorët e universiteteve dhe përfaqësues të organizatave rinore, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se po punohet për të realizuar këtë projekt, i cili përveçse do sjellë lehtësira për studentët, do të shmangë dhe shumë abuzime që ndodhin aktualisht me shërbime të tilla siç është edhe aboneja e studentit.

“Karta që do të kenë brenda këtij viti të gjithë të rinjtë e Tiranës do të jetë njëkohësisht mjet identifikimi për nevojat e qytetit, do të jetë aboneja jote me çip elektronik, sepse shoh që kriza më e madhe te studentët është mënyra sesi firojnë abonetë dhe se si gjithë këta matrapazët e linjave të autobusëve shkojnë i çojnë abonetë e studentit me çmim të reduktuar dhe subvencionuar në drejtim të paditur. Ne duam që karta e qytetit do të ndahet në kartë për rritur, pensionistë dhe student. Karta është instrument, nuk është qëllim në vetvete”, tha Veliaj në fjalën e tij.

veliaj studenyeMë tej, ai theksoi se me anë të kartës së studentit, ato do të marrin një sërë shërbimesh të subvencionuara nga Bashkia.

Duke u ndalur te objektivat dhe projektet e tjera konkrete që Bashkia e Tiranës ka për të rinjtë, Veliaj ka përmendur edhe programet inovative që ajo ka nisur të zbatojë siç është programi “Tirana ime”.

Ai theksoi se me anë të këtij program shumë shpejt do bëhet e mundur edhe realizimi i disa shërbimeve të tjera të Bashkisë së Tiranës.

“Kemi pasur 20 mijë shkarkime dhe 6 mijë përdorues aktivë, pra që në mënyrë ditore logohen dhe shikojnë. Besoj që sot që është hapur edhe për IOS, do të rritet numri i përdoruesve. Ata që janë në smartphone kanë dhe një mënyrë tjetër të përdorimit, që do të jetë edhe për pagesat ndaj Bashkisë, mund të jetë pagesa e taksave, parkingut dhe disa lehtësira që ne do i fusim të gjitha në një aplikacion të vetëm që quhet “Tirana ime”.

Gjithashtu një nga objektivat e tjera që Bashkia e Tiranës kërkon të zbatojë me të rinjtë është ajo e praktikave në ndërmarrjet dhe administratën e Bashkisë.

Po ashtu, Veliaj u ndal edhe te disa objektiva të tjera siç është ai për kthimin e shkollave në qendra komunitare apo edhe i rihapjes së të gjitha bibliotekave të lagjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.