🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.13 ▲1.73%
ARI 3,908 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,808 ▼ -1.82% ETH $2,262 ▼ -1.42% XRP $1.2531 ▲ +0.01% SOL $92.1700 ▼ -2.57%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Investim strategjik në industrinë e mbrojtjes, ministri Nufi prezanton “Guna Tactical”: Projekt që synon mbi 1,000 vende

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka ndarë pamje nga kantieri i punës në kompaninë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme të partneritetit publik-privat në industrinë shqiptare të mbrojtjes.

“Kantierin “Guna Tactical” e postoi Kryeministri dje tek përmbledhja e aktivitetit në Pogradec. “Guna Tactical” do të prodhojë veshje ushtarake jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe për vendet e tjera.” – shprehet Ministri Nufi në video-mesazhin e tij.

Sipas Ministrit Nufi, mbi 290 punojnë sot në këtë industri, duke cilësuar se numri i tyre do shkojë mbi 1,000 në momentin që kantieri do të jetë plotësisht funksional.

Ndër të tjera, Ministri Nufi vendos theksin tek punësimi i njerëzve në këtë industri: “Jemi krenarë për faktin që kjo industri, jo vetëm gjeneron të ardhura, por punëson njerëz dhe ndikon në komunitet çdo ditë.”

“Guna Tactical” është krijuar si një ndërmarrje e përbashkët (joint venture) mes ndërmarrjes shtetërore KAYO dhe kompanisë private MSSC.

Në fokus të aktivitetit të saj është projektimi, prodhimi, tregtimi dhe eksporti i uniformave ushtarake dhe aksesorëve, kryesisht për Forcat e Armatosura, strukturat e tjera të sigurisë, vendet e rajonit dhe aleatë të NATO-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.