🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.13 ▲1.73%
ARI 3,908 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,808 ▼ -1.82% ETH $2,262 ▼ -1.42% XRP $1.2531 ▲ +0.01% SOL $92.1700 ▼ -2.57%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ndarja e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar shqiptar, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marr�

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një marrëveshje historike për Ndarjen e Pasurive pas përfundimit të një çështjeje të lidhur me drogën dhe rikuperimin e fondeve.

Kjo shënon marrëveshjen e parë të këtij lloji në rajon dhe vendos një precedent të ri për bashkëpunimin ndërkombëtar në rikuperimin e pasurive dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Marrëveshja lidhet pas një çështjeje penale të përfunduar për komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar në juridiksionin e Anglisë dhe Uellsit. Pas përpjekjeve për rikuperimin e pasurive nga autoritetet britanike dhe shqiptare që punuan së bashku, të ardhurat nga krimi u identifikuan dhe u rikuperuan me sukses në Shqipëri.

Sipas Marrëveshjes, të ardhurat e rikuperuara nga kjo çështje do të ndahen në mënyrë të barabartë midis dy vendeve, duke u dhënë një mesazh të qartë kriminelëve se autoritetet britanike dhe shqiptare do të ndjekin të ardhurat e krimit të organizuar dhe do të punojnë përtej kufijve. Marrëveshja hap rrugën që pasuritë e sekuestruara të riinvestohen për të mirën sociale në të dy vendet.

Marrëveshja u miratua në një ceremoni zyrtare në Tiranë më 13 korrik, ku mori pjesë Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Nicholas Abbott dhe znj. Risena Xhajën, Kryeadministratore e AAPSK-së.

Ajo është rezultat i muajve të bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteve britanike dhe shqiptare të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit, të mbështetur nga Ministria e Brendshme (Home Office), Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Shqipërisë (AAPSK).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.