☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.48 ▼0.89%
ARI 4,761 ▲1.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,458 ▲ +2.51% ETH $2,129 ▲ +3.5% XRP $1.3559 ▲ +2.82% SOL $83.2900 ▲ +2.95%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.48 ▼0.89 % ARI 4,761 ▲1.77 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.48 ▼0.89 % ARI 4,761 ▲1.77 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Investimet e huaja arritën në 248 milionë euro në tremujorin e dytë 2019

Flukset hyrëse të investimeve të huaja në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit 2019 arritën vlerën e 248 milionë eurove, duke shënuar rritje në  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, rritja e investimeve në sektorë të tjerë të tjerë, përtej energjisë dhe industrisë nxjerrëse, është sinjal pozitiv për ekonominë e vendit.

Në sektorin energjetik, investimet e huaja për këtë periudhë shënuan vlerën e 64 milionë eurove. Gazsjellësi TAP dhe investimet e rëndësishme në hidrocentrale siç është p.sh në kaskadën e lumit Devoll, që po zbatohen nga kompania “Devoll Hydropower” apo dhe ndërtimi i hidrocentralit të Moglicës, janë ndër projektet kryesore me kontributin më të madh në këtë sektor.

Industria nxjerrëse është kolona e dytë më e rëndësishme e investimeve të huaja direkte. Për tremujorin e dytë, në këtë degë u investuan 51 milionë euro, në rritje nga tremujori i parë dhe në vlera ndjeshëm më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa sektorët që po shënojnë rritje domethënëse të investimeve të huaja për këtë vit janë ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Për tremujorin e dytë, investimet në këto aktivitete arritën në 48 milionë euro. Degë tjetër që vazhdon të sjellë flukse të konsiderueshme investimesh të huaja është sektori bankar dhe financiar. Për tremujorin e dytë të vitit, këto investime arritën në 38 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.