Ekonomia

Investitorë izraelitë interes për projekte infrastrukture e turistike në Durrës

Dako-me-Ambasadorin-e-Izraelit-546x350-“Bashkëpunimi midis vendit tonë dhe Izraelit duhet të zgjerohet edhe më shumë në fushën e shkëmbimeve kulturore e tregtare por edhe duke nxitur investitorët izraelitë të investojnë në Shqipëri ku është krijuar tashmë një klimë mjaft e përshtatshme për nxitjen e investimeve të huaja në vendin tonë”, deklaroi Kryebashkiaku i Durrëstit Vangjusha Dako në takimin me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, David Cohen. Gjatë këtij takimi, ku ambasadori shoqërohej nga drejtori i departamentit ekonomik Bardhyl Canaj, Kryetari i Bashkisë u ndal veçanërisht në sektorin ekonomik duke u shprehur se Durrësi është një qytet i rëndësishëm për ekonominë e vendit ku ndodhet edhe porti më i madh i Shqipërisë, i cili ka qenë i rëndësishëm edhe për të gjithë rajonin.Porti i Durresit Foto Gezim Kabashi

Dako e njohu ambasadorin izraelit me asetet e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Durrësit dhe historinë e lashtë të tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve të Durrësit.

Gjithashtu, ai u ndal edhe në fushën e turizmit duke e njohur ambasadorin Cohen me llojet e shumta të turizmit që ofron Durrësi dhe se turizmi është një prioritet i Bashkisë ku synohet nxitja e investimeve vendase dhe të huaja.

Nga ana e tij ambasadori i Izraelit Cohen shprehu kënaqësinë që ndodhej në Durrës ku është njohur me historinë e pasur të trashëgimisë historike kulturore të qytetit.

Durres Dy te rinj largohen nga banesat Foto Gezim Kabashi ATSHPo kështu ambasadori Cohen deklaroi se lidhjet midis dy vendeve do të zgjerohen edhe më tej përsa i përket shumë fushave e sidomos sektorit ekonomik ku pritet një interesim i biznesit izraelit për investime në Shqipëri e sidomos në Durrës ku ndodhet edhe porti më i rëndësishëm i vendit.

Kryebashkiaku Dako dhe ambasadori izraelit Cohen biseduan edhe në lidhje me disa projekte infrastrukture e turistike të Durrësit që kanë ngjallur interes tek investitorët izraelitë.

Në fund të takimit kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i ka dhuruar ambasadorit izraelit David Cohen një pikturë me një nga simbolet e Durrësit që është mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” si dhe një libër me informacione të hollësishme për trashëgiminë historike e kulturore të Durrësit. Më pas ambasadori izraelit David Cohen ka zhvilluar një vizitë në portin e Durrësit si dhe në disa biznese të qytetit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button