☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,878 ▲ +0.62% ETH $2,060 ▲ +1.04% XRP $1.3147 ▲ +0.44% SOL $79.9300 ▲ +1.32%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Irani pretendon rrëzimin e një avioni luftarak F-35

Irani deklaroi sot se ka rrëzuar një avion luftarak ”F-35”, sipas një njoftimi të publikuar nga Garda Revolucionare Islamike (IRGC), një nga forcat më elitare ushtarake të vendit.

Sipas deklaratës, ”avioni është goditur mbi hapësirën ajrore iraniane nga një sistem i ri dhe i avancuar i mbrojtjes ajrore”.

IRGC pretendon se ky është ”avioni i dytë ‘F-35’ i rrëzuar” gjatë përshkallëzimit të fundit të konfliktit.

Nga ana tjetër, nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të përfshira në luftë kundër Iranit së bashku me Izraelin që prej 28 shkurtit.

Në deklaratë thuhet se avioni është shkatërruar plotësisht dhe nuk ka informacion mbi fatin e pilotit, ndërsa shtohet se mbijetesa e tij është pak e mundshme.

Megjithatë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka hedhur poshtë më herët raportimet iraniane për rrëzimin e avionëve amerikanë, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

CENTCOM mohoi dje pretendimet se një avion i tij ishte rrëzuar mbi ishullin iranian në jug të vendit.

Avioni ”F-35”, i prodhuar nga kompania amerikane ”Lockheed Martin”, konsiderohet një nga avionët luftarakë më të avancuar në botë dhe deri më tani nuk ka pasur raste të konfirmuara të rrëzimit të tij në konflikt të armatosur./   /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.