☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,878 ▲ +0.62% ETH $2,060 ▲ +1.04% XRP $1.3147 ▲ +0.44% SOL $79.9300 ▲ +1.32%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Europa

Ish-kryeministri majte Tsipras drejt krijimit të një partie të re

Ne do të jemi të pranishëm në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen, deklaroi ish-kryeministri grek Alexis Tsipras në një intervistë me televizionin ANT1, duke iu referuar lëvizjes së tij të re politike, e cila ai deklaroi se do të jetë gati në shtator ose më herët nëse është e nevojshme në rast zgjedhjesh të parakohshme.

Tsipras, i cili qeverisi Greqinë nga viti 2015 deri në vitin 2019 gjatë viteve të trazuara të krizës së borxhit, dha dorëheqjen si president i partisë së majtë radikale, ”Syriza”, në vitin 2023, pas zhgënjimit të fundit zgjedhor.

Vjeshtën e kaluar Tsipras botoi kujtimet e tij politike në librin me titull “Ithaki”.

Ish-kryeministri theksoi se iniciativa e re politike aspiron të jetë pika e takimit të tre rrymave historike politike: e majta radikale, demokracia sociale dhe ekologjia politike.

Tsipras shtoi se ai do të ketë një vizion të qartë me propozime realiste sepse “partitë lindin nga nevojat e shoqërisë”.

Lidhur me përvojën e tij të mëparshme politike, ai shtoi se “kam mësuar nga gabimet e mia dhe nuk jam më i njëjti Tsipras dhe nuk kam asgjë për të provuar”.

Ish-lideri i së majtës radikale sulmoi më pas kryeministrin aktual konservator, Kyriakos Mitsotakis, i cili është vënë nën presion të fortë ditët e fundit nga skandali që përfshinte mashtrime të përhapura në subvencionet e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së.

“Në rrethana normale, ai duhet të kishte shpallur zgjedhje të parakohshme. A është e mundur të mbahet një qeveri që tashmë ka 40 anëtarë, përfshirë zyrtarë qeveritarë, ministra dhe parlamentarë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre për shkak të skandaleve të ndryshme, të mëdha dhe të vogla, gjatë shtatë viteve?” pyeti ai./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.