Politika

Ish-ministri i Shëndetësisë: Italia e vendosur të luftojë, Shqipëria në vend numëro! Alarmi që u ngrit në shkurt

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu theksoi se qeveria shqiptare është në vend numëro sa i takon luftës kundër koronavirusit. Teksa merr shembullin e Italisë, Shehu pohon se ky vend brenda dy javësh dyfishoi shtretërit në Reanimacion e pajisjen e tyre me respiratorë, të domosdoshem këto për të shpetuar shumë jetë nga ndërlikimet e koronavirusit.

Në mesazhin e tij në ‘Facebook’ Shehu pohoi se n ë vendin tonë nuk ka asnjë përpjekje për shtimin me urgjencë të shtretërve në Reaminacion, nderkohë që sipas tij duheshin aktivizuar së paku 200-250 poste.

MESAZHI I TRITAN SHEHUT

Italia e vendosur te luftoje, Shqiperia ne vend numuro!

Italia dje ne perpjekje te gjithaneshme perfundoi brenda dy javesh dyfishimin e posteve te Reanimacionit e pajisjen e tyre me respiratore, te domosdoshem keto per te shpetuar shume jete nga nderlikimet e Coronavirusit, kur 10% e te infektuareve kane nevoje per Terapi te tille Intensive.

Ajo instaloi reth 4000 poste te reja me te gjitha sherbimet ndihmese e nje kosto 1Miliard Euro, duke kaluar nga 1 ne 2 shtreter te tille per 10000 banore.

Gjermania ka 4 poste per 10000 banore dhe megjithate po instalon me urgjence edhe 10000 respiratore te tjere, gje qe i krijon nje siguri te madhe ne dominimin e komplikacioneve te kesaj epidemie.

Ne vendin tone ne kemi rreth 0,45 per 10000 banore, per te mos folur per nivelin e shume elementeve teknike dhe nuk ka asnje perpjekje per shtimin me urgjence te tyre, nderkohe qe duheshin aktivizuar se paku 200-250 poste Reanimacioni te reja, alarm i dhene ky qe ne fillim te shkurtit.

Mjekesia e zhvilluar europiane dallohet nga ajo e vendeve te pa zhvilluara per nivelin e larte teknologjik, kualifikimin e personelit, investimet gjigande, ku nje vend kryesor ze Terapia Intensive, qe qartesisht determinon ne uljen e vdekshmerise.

Zhvillimi i sistemit shendetesor e vecanerisht perballimi i situatave te tilla kerkojne perpjekje, dije e financime reale, duke pasur si model e krahasuar vendin tone me vendet europiane, ndryshe dhe pasojat do te jene si ne Afriken Qendrore!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button