☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,147 ▲ +0.69% ETH $2,270 ▲ +0.84% XRP $1.2507 ▼ -0.3% SOL $94.7100 ▼ -1.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

ISHP zbulon shkakun e helmimit të 139 personave në Fushë-Arrëz! Raporti: Erdhi nga ndotja e ujit të pijshëm, u gjetën Esc

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik ka zbardhur gjetjet e hetimit epidemiologjik të zhvilluar pas rritjes së rasteve me diarre dhe simptoma gastrointestinale në Fushë-Arrëz.

Sipas raportit, gjatë periudhës 24 gusht–3 shtator 2026, në Qendrën Shëndetësore Fushë-Arrëz janë paraqitur 139 persona me shenja gastrointestinale. Prej tyre, 128 raste, ose 91.7%, janë banorë të Fushë-Arrëzit, me përqendrim të rasteve kryesisht në lagjet “Demokracia” dhe “Nushaj”.

Të gjitha rastet kanë pasur diarre, ndërsa 128 persona kanë raportuar të vjella dhe 81 kanë pasur temperaturë. Moshat e personave të prekur variojnë nga 2 deri në 94 vjeç.

Hetimi i ISHP-së ka vënë në fokus sistemin e furnizimit me ujë, pasi banorët e prekur kanë deklaruar se konsumojnë ujë nga rrjeti publik dhe furnizohen nga i njëjti sistem. Në të njëjtën kohë, gjatë periudhës së hetimit është konstatuar se furnizimi me ujë nuk është i vazhdueshëm dhe realizohet me orar.

Analizat laboratorike kanë konfirmuar ndotje mikrobiologjike në disa pika të sistemit të furnizimit. Në Depon nr. 1 u gjetën koliforme, E. coli dhe enterokokë, ndërsa në një pikë fundore pranë ish-Parkut u evidentuan koliforme, E. coli, enterokokë dhe Pseudomonas aeruginosa.

Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me lëndën e përdorur për dezinfektimin e ujit. Analiza e hipokloritit të natriumit tregoi se klori aktiv ishte 9.04%, ndërsa kufiri i përcaktuar në raport është 13–15%, duke mos përmbushur kërkesat për përdorim në procesin e klorinimit dhe dezinfektimit të ujit të pijshëm.

Në kontrast me rezultatet e ujit, 17 mostrat klinike të marra nga personat e prekur rezultuan negative për patogjenët bakterialë dhe viralë të kërkuar, përfshirë Norovirusin, Rotavirusin, Adenovirusin, Astrovirusin dhe Sapovirusin.

ISHP vlerëson se përqendrimi i rasteve në zonën e furnizuar nga i njëjti sistem ujësjellësi, prekja e grupmoshave të ndryshme dhe evidentimi i ndotjes mikrobiologjike të ujit përbëjnë tregues të fortë për një burim të përbashkët ekspozimi të lidhur me sistemin e furnizimit me ujë.

Në përfundim, raporti e klasifikon ngjarjen si “shpërthim me transmetim hidrik”, duke e lidhur me moszbatimin korrekt të praktikave higjieno-sanitare që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.

ISHP rekomandon ndër të tjera pastrimin dhe dezinfektimin e depove dhe linjave të furnizimit, forcimin e procesit të klorinimit, monitorimin sistematik të klorit mbetës dhe marrjen e masave për sigurimin e alternativave të sigurta të furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.