☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 93.73 ▲2.46%
ARI 4,446 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,747 ▼ -0.75% ETH $2,491 ▲ +0.15% XRP $1.3994 ▲ +0.13% SOL $103.6800 ▼ -1%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.73 ▲2.46 % ARI 4,446 ▼0.68 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.73 ▲2.46 % ARI 4,446 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Politika

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sot (8 shtator) përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në ekonominë familjare dhe bizneset.

Sipas Tabakut, shtrenjtimi i karburantit reflektohet në çdo hallkë të ekonomisë, duke rritur kostot e transportit, çmimet e produkteve bujqësore dhe shpenzimet e bizneseve.

“Çmimi i karburantit është arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve. Sot të gjithë paguajmë më shtrenjtë, nga transporti i fëmijëve te produkti në fermën e fermerit dhe te çdo biznes që rrit çmimet për shkak të kostos së karburantit”, deklaroi deputetja demokrate.

Tabaku argumentoi se niveli i lartë i çmimit nuk lidhet vetëm me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, por kryesisht me faktorë të brendshëm. Si shkak të parë ajo renditi peshën e lartë të taksave.

“Rreth 60% e çmimit të karburantit janë taksa që shqiptarët i paguajnë në pompë për çdo litër. Kjo e rendit çmimin e karburantit në Shqipëri ndër më të lartët në rajon, madje edhe ndër më të lartët në Europë”, u shpreh Tabaku.

Një tjetër problem, sipas saj, është përqendrimi i tregut dhe fakti që kompani të caktuara kontrollojnë disa hallka të zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit.

“Arsyeja e dytë lidhet me tregun dhe monopolet, me faktin se një pjesë e madhe e këtyre bizneseve zotërojnë të gjitha hallkat e zinxhirit”, theksoi deputetja e PD-së.

Tabaku kritikoi gjithashtu mungesën e kontrollit dhe të mbikëqyrjes shtetërore, duke deklaruar se karburanti është kthyer në një produkt luksi dhe se çmimet po i shtyjnë qytetarët të furnizohen jashtë vendit.

“Mungesa e kontrollit dhe e mbikëqyrjes nga shteti e ka bërë karburantin në Shqipëri një produkt luksi. Ky sistem i tregtimit me pakicë e ka kapur prej fyti ekonominë dhe sektorët kryesorë”, deklaroi ajo.

Në përfundim, Tabaku kërkoi ndryshimin e sistemit aktual, i cili, sipas saj, rëndon qytetarët, fermerët, prindërit dhe bizneset.

“Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë. Është sistemi nga i cili vuan qytetari shqiptar, fermeri dhe prindërit që paguajnë më shtrenjtë karburantin. Ky sistem duhet ndryshuar dhe është një prej arsyeve për të cilat qytetarët protestojnë prej më shumë se 100 ditësh”, përfundoi Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.