☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,147 ▲ +0.69% ETH $2,270 ▲ +0.84% XRP $1.2507 ▼ -0.3% SOL $94.7100 ▼ -1.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon aktivitetin e kompanisë private dhe e gjobit!

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mori masën administrative me gjobë dhe pezullim të aktivitetit për subjektin “Polyeco Albania” Sh.p.k pasi u konstatuan probleme në procesin e administrimit, klasifikimit dhe transferimit të mbetjeve.

Subjekti ishte paralajmëruar njëherë sipas ligjit të inspektimit ndërsa nga gjurmimi i rrugës së mbetjeve u konstatua se kishte kryer shkeljet ligjore.

Njoftimi i IKMT:

“Në vijim të gjurmimit, gjatë kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT, u evidentuan shkelje të rënda ligjore që lidhen me mospërputhjen e klasifikimit të mbetjeve, dokumentacionit të transferimit dhe veprimtarisë së ushtruar jashtë kushteve të lejes/autorizimit përkatëse.

​Subjekti ka regjistruar material të deklaruar si “karbon aktiv” që i përket absorbentëve dhe materialeve me substanca të rrezikshme, por verifikimi i natyrës dhe origjinës tregoi se ky kod nuk i përgjigjej karakteristikave reale të mbetjes.

​U konstatuan mospërputhje ndërmjet kodeve të mbetjeve të regjistruara/transferuara nga subjekti dhe listës së kodeve të përcaktuara në kontratën e paraqitur me subjektin pritës.

Gjithashtu, subjekti ka pranuar dhe administruar mbetje të cilat nuk përfshihen në lejen/autorizimin e tij të veprimtarisë.

​Në mbështetje të Ligjit Nr. 57/2025 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe Ligjit Nr. 99/2024 “Për inspektimin në RSH”, IKMT mori masë administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti të menaxhimit të mbetjeve deri në eleminimin e shkeljeve të konstatuara dhe garantimin e përputhshmërisë së plotë me lejen përkatëse”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.