☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.86 ▼2.49%
ARI 4,777 ▲2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,625 ▲ +2.95% ETH $2,136 ▲ +4.69% XRP $1.3531 ▲ +2.81% SOL $83.3300 ▲ +3.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.86 ▼2.49 % ARI 4,777 ▲2.09 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.86 ▼2.49 % ARI 4,777 ▲2.09 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Rajoni

ISIS kërcënon Ballkanin

isisNjë video e shfaqur nga seksioni i medias i ISIS-it përmban kërcënime serioze të luftëtarëve të saj ndaj Ballkanit, ndërsa dy prej tyre, Abu Muqatil (Al Kosovi) dhe Abu Bilqis (Al Albani) duke folur shqip paralajmërojnë hakmarrje “ndaj atyre që kanë poshtëruar muslimanët” ndërsa thonë se “armiqtë e Allahut po kërkojnë t’i përcajnë”.

Në mesazhin e Al Kosovit flitet për “ditë të zeza” ndaj atyre që kanë nëncmuar muslimanët dhe Allahun, “në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin”, duke kërcënuar se duhet të “kenë frikë të punojnë në zyrat e tyre, do të tmerrohen e trishtohen në shtëpitë e tyre, edhe kur flenë”. Al Kosovi përfundon duke paralajmëruar se “do t’ju mbysim me lejen e Allahut. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.

Një ditë më parë, një gazetare e kronikës së zezë në Gazetën Shqiptare, Aurora Koromani, njoftoi se kishte marrë kërcënime në Facebook, ku në profilin e saj ajo kishte gjetur mesazhin “Do ta paguash”. Koromani, është autore e disa artikujve rreth muslimanëve shqiptarë që i janë bashkuar ISIS-it. Ajo shpjegoi se edhe autori i mesazhit është një prej këtyre personave, për të cilin ajo kishte shkruar më parë. Gazetarja nuk e bëri publik emrin e tij, për shkak se për ngjarjen autoritet shqiptare kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa mësohet se personi që ka nisur mesazhin kërcënues është në listën e të kërkuarve nga Drejtësia shqiptare, dhe dyshohet se tashmë ai ndodhet në zonën e luftimeve në Siri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.