☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.78 ▲11.65%
ARI 4,697 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,977 ▼ -1.77% ETH $2,068 ▼ -3.54% XRP $1.3184 ▼ -2.24% SOL $79.2100 ▼ -4.02%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

ISIS konfirmon vdekjen e xhihadistit “Xhon”

Revista propagandistike e Shtetit Islamik “Dabiq” ka konfirmuar vdekjen e militantit te njohur si “Xhon xhihadisti”, në një sulm me dron në muajin nëntor. Grupi publikoi një nekrologji për xhihadistin, emri i vërtetë i të cilit ishte Muhamed Emwazi.

Në muajin nëntor, Ushtria amerikane bëri të ditur përmes një njoftimi se e kishte vrarë atë në bastionin e ISIS në Raka. Emwazi u shfaq në videot e ekzekutimeve me prerje koke të disa pengjeve të huaja, si gazetarët amerikanë James Foley e Stiven Sotloff, vullnetari britanik David Haines dhe disa të tjer.

Në elegji, Emwazit, i referohen si Abu Muharib al-Muhajir, pseudonimi i tij brenda grupit dhe detajet e vdekjes konfirmojnë verisonin amerikan të ngjarjeve.

Grupi ekstremist thotë se militanti i lindur në Kuvajt, u vra më 12 nëntor kur makina me të cilën po udhëtonte u shënjestrua nga një dron në qytetin e Rakas. Siç raportohet, makina u shkatërrua dhe xhihadisti mbeti i vdekur në vend.

Një fotografi ku Emwazi shfaqet me fytyrën e pa mbuluar, i buzëqeshur e me vështrimin drejt tokës, shoqëron tekstin e shkruar në formë homazhi për një njeri që grupi e cilëson si një vëlla të nderuar.

I pagëzuar nga mediat si “Xhon xhihadisti”, xhelati i ISIS-it, u identifikua në shkurt të 2015-s si Emawazi, një i diplomuar në shkenca kompjuterike i rritur në Londër.

Pas shfaqjes në shumë prej videove të ekzekutimeve të pengjeve të huaja, ai u bë një shënjestër kryesore e Shërbimeve Sekrete amerikane dhe britanike edhe pse mendohej se nuk kishte luajtur një rol ushtarak brenda ISIS. Tre drone, një britanik dhe 2 amerikanë u përfshinë në sulmin ku mbeti i vrarë ekstremisti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.