☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▼ -1.67% ETH $2,072 ▼ -1.29% XRP $1.3138 ▼ -2.07% SOL $79.0300 ▼ -5.05%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Itali, identifikohet celula xhihadiste shqiptare me bazë në Venecia

Autoritetet italiane të anti-terrorit kanë identifikuar praninë e një celule xhihadiste në qytetin e Venecias, e cila përbëhet nga shtetas shqiptarë.

Lajmin e bën të ditur revista “L’Espresso” në edicionin e saj online, sipas të cilës, grupi udhëhiqet nga Baftjar Bruka, i kërkuar në rang ndërkombëtar për pjesëmarrje në përgatitjen dhe kryerjen e tre atentateve, më 10 shkurt të këtij viti në Tiranë.

Sipas revistës, Bruka është një teknik në gjendje të realizojë mjete shpërthyese të lidhura me celularë, metodë përmes të cilës ka goditur tre herë në Tiranë.

Atentatet në fjalë i përkasin atyre kundër babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të një drejtuesi të policisë. Atentati i tretë dështoi.

Bruka rezulton të jetë një personazh i njohur për hetuesit italianë. Ai ka shkelur në vendin fqinj më shumë se një herë dhe u është nënshtruar disa kontrolleve të policisë.

Në vitin 2013, ai u ndalua fillimisht në Piza dhe më pas në stacionin hekurudhor të Firences. Më pas, në shkurt 2014 ai ka lënë gjurmë në Venecia, ku i është nënshtruar kontrollit të radhës nga policia.

Kjo e fundit dyshon se pikërisht qyteti ujor mund të jetë destinacioni i shtetasit shqiptar, pasi atje anti-terrori ka zbuluar një rrjet mbështetësish të të dyshuarit për terrorizëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.