Kronika
Itali, pranga shqiptarit me 20 kg kokainë; sekuestrohen edhe para kesh
Një shtetas shqiptar është arrestuar në orët e para të së martës në Itali, në posedim të 20 kilogramëve kokainë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike është gjetur në banesën e 37-vjeçarit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 130 mijë euro para të thata, vijojnë burimet, të cilat shtojnë se në treg kokaina do të kishte kapur vlerën e 800 mijë eurove.