☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 85.09 ▲0.09%
ARI 4,717 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,820 ▲ +1.53% ETH $2,480 ▲ +0.87% XRP $1.4785 ▼ -2.47% SOL $97.9200 ▲ +2.58%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.09 ▲0.09 % ARI 4,717 ▲0.41 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.09 ▲0.09 % ARI 4,717 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
25 Aug 2026
Breaking
Bota

Italia shpëton nga kriza/ Conte kryeministër, flet për Italinë në Evropë

Giuseppe Conte e pranoi mandatin e krijimit të qeverise së re me zotimin që të drejtojë një Itali “të bashkuar e gjithëpërfshirëse”.
Një javë pas kolapsit të qeverisë së dominuar nga nacionalistët, presidenti Sergio Matarella i njohu ish profesorit te pavarur te jurisprudencës të drejtën per të krijuar një koalicion të ri qeverisës, duke kujtuar se vendi duhet të rikuperojë kohën e humbur dhe se gjendet sot ”në një fazë mjaft delikate”.
Për Conten, Italia duhet të luaje një rol prej lideri në Evropë, qëndrim ky që konstraston ndjeshëm me politikat e Legës së ekstremit të djathtë.
“Do të jetë një qeveri për të mirën e qytetarëve, për modernizimin e vendit, për ta bërë kombin tonë më konkurrues në nivel ndërkombëtar, por gjithashtu edhe më mbështetës e gjithëpërfshirës”, tha Conte.
Ishte vetë lideri i Legës, Matteo Salvini ai që nxiti rrëzimin e koalicionit të mëparshëm të partisë së vet me 5 yjet e Luigi Di Maios. Salvini kërkon zgjedhje të reja, të cilat sondazhet tregojnë se forca e vet politike do t`i fitonte bindshëm, duke e katapultuar atë në postin e kreut të qeverisë.
Por Di Maio arriti të vuloste një marrëveshje me PD e qendrës së majtë, me të cilën 5 yjet kanë qenë në armiqësi prej kohësh.
Mbrëmjen e së mërkurës megjithatë, të dy palët vendosën t’i hidhnin pas krahëve mosmarrëveshjet e vjetra e të bashkojnë forcat për të qeverisur vendin, ndërsa arritën të kapërcenin në fund dhe ngërçin e krijuar prej këmbënguljes së 5 yjeve që Conte të mbetej kryeministër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.