Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.60 ▼0.22%
ARI 4,335 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,456 ▼ -4.22% ETH $2,392 ▼ -6.31% XRP $1.2832 ▼ -11.38% SOL $96.9000 ▼ -6.26%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.60 ▼0.22 % ARI 4,335 ▲0.05 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.60 ▼0.22 % ARI 4,335 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
16 Sht 2026
Breaking
Kronika

Izet Haxhia: Ngjarjet kriminale që kam dijeni mund t’i “djegin” Berishës

Izet Haxhia ka qenë i drejtpërdrejtë në qëllimet e tij pas ekstradimit në vendin tonë. Në seancën e kësaj të enjte, Haxhia ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri pasi i dhanë garanci për jetën dhe se do të dëgjohej.
“Nga viti 1990 deri në1998 jam dëshmitar i shumë ngjarjeve kriminale të cilat mund t’i djegin Berishës”, ka qenë deklarata e Izet Haxhisë në seancë e dytë të procesit, ku ai kërkon që të rihapet gjykimi ndaj tij.

Izet Haxhia është një nga të dënuarit me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në shtator të viti 1998.

Ndërkohë në seancë e së enjtes, prokurori Petrit Bica i paraqiti gjykatës disa shkresa që kishin të bënin me ekzekutimin e vendimit, shpalljen në kërkim dhe kërkesën e Izet Haxhisë në gjykatën e Strasburgut.

Sipas Prokurorisë, këto shkresa tregojnë se Haxhia ka patur dijeni për vendimin ndaj tij dhe nuk e ka ankimuar. Ndërsa avokati i Haxhisë u shpreh se kushti kryesor për rihapjen e një procesi është e drejta të akuzuarit që të shprehte dhe të dëgjohet për akuzën që i është ngritur.

Por gjyqtari Besnik Hoxha kërkoi që para se të shprehej për pranimin ose jo të kërkesës për rihapje të procesit, donte të kishte në dispozicion edhe dosjen hetimore të prokurorisë për vrasjen e Azem Hajdarit. Dhe për t’i dhënë kohë organit të akuzës të nxjerrë nga arkivat dosjen, e shtyu seancën për pas një jave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.