☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,772 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,575 ▲ +2.7% ETH $2,134 ▲ +4.69% XRP $1.3530 ▲ +2.91% SOL $83.2500 ▲ +3.11%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,772 ▲1.99 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,772 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
roze

Ja pse është mirë të kemi më shumë miq

miqSa më i madh që është rrjeti social, aq më shumë stimulohet truri juaj, thuhet në studimin e shkencëtarëve nga Oxfordi të cilët, gjatë një periudhe njëmujore kanë përcjellë 18 meshkuj dhe femra si dhe kontaktet e tyre sociale, raporton Daily Mail.

Numri mesatar i miqve me të cilët ata kishin kontaktuar ishte rreth 20, disa kontaktuan me më shumë se 40 njerëz, ndërsa disa kontaktuan me vetëm pak miq. Imazhet e rezonancës magnetike të aktivitetit të trurit treguan se tek ata me një rreth më të gjerë të miqve, shumë pjesë të trurit ishin më aktive dhe më të mëdha.
“Tek personat e shoqërueshëm, këto rrugë të komunikimeve janë si autostrada, dhe jo rrugë të vogla, gjë që e bën procesimin e informacionit më efikas dhe më të mirë”, sqaron autorja e studimit, MaryAnn Noonan. Studimet e mëparshme tek majmunët kanë treguar rezultate të ngjashme, prandaj shkencëtarët mendojnë se nuk është rasti që njerëzit e shoqërueshëm thjesht kanë të lindur me një tru të pajisur më mirë për të krijuar lidhje sociale.
Përkundrazi, ata besojnë që njerëzit me më shumë miq përdorin më shpesh zona specifike të trurit, duke çuar në rritjen më të shpejtë për ta mbajtur ritmin me kërkesat e tyre të rrjeteve sociale. “Do të thosha se truri ndryshon si reaksion ndaj madhësisë së rrethit social”, thekson dr. Noonan duke shtuar se kjo nuk do të thotë se ka ndikime gjenetike.“Nëse rridhni nga një familje e shoqërueshme, do të keni predispozita për shoqërim. Shpresojmë se njohuria rreth asaj se si truri reagon ndaj situatave sociale do të çojë në mënyra të reja të trajtimit të autizmit, skizofrenisë dhe sëmundjeve të tjera në të cilat njerëzit rrallë bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.