Sporti

Ja rezultatet për nëntë ndejshje të xhiros së tretë të botërorit “Rusi 2018”

Në të gjithë Evropën sonte u zhvilluan nëntë ndeshje të xhiros së tretë kualifikuese për Kupën Botërore “Rusi 2018”, ata të grupit “A”, “G” dhe “I”.

Në Grupin “G” kryson Spanja dhe Italia me nga 7 pikë, pastaj në vend të tretë vjen Shqipëria dhe Izraeli me 6 pikë, ndërsa Maqedonia dhe Lihtenshtajni mbeten në fund të listës me 0 pikë. Serbia dhe Irlanda kryesojnë me nga 7 pikë në Grupin “D”, Uellsi në vendin e tretë me 5 pikë, pastaj Gjeorgjia dhe Moldavia në vend të pestë dhe të gjashtë. Në Grupin “D” me nga 7 pikë kryeson Kroacia dhe Islanda, pastaj vijojnë Ukraina, Turqia, Finlanda dhe Kosovë në fund të listës me 0 pikë.

Botërori 2018, Maqedonia pëson disfatë nga Italia

Në stadiumin “Arena Filipi i Dytë” në Shkup përfaqësuesja e Maqedonisë pësoi disfatë nga përfaqësuesja e Italisë në xhiron e tretë të kualifikimeve për Botërorin 2018. Rezultati përfundimtara ishte 3:2 në të mirë të Italisë. Pjesa e parë u mbyll me golin e Andrea Belotti në minutën e 24 me të cilin Italia kaloi në epërsi. Ndërkaq, pjesa e dytë e ndeshjes Maqedoni-Itali dhuroi spektakël të vërtetë për shikuesit pasi u shënuan edhe katër gola nga dy skuadrat.

Përfaqësuesja e Maqedonisë barazoi me golin e Stefan Spirovskit në minutën e 53-të. Vetëm pas katër minutash Maqedonia kaloi në epërsi me golin e Ferhat Hasanit. Mirëpo, italianët me dy golat e Ciro Immobile në minutat e 75 dhe 90 sollën fitoren dhe tre pikët për Italinë.

Ndryshe, një ngjarje jo e zakonshme ndodhi në stadiumin e qytetit të Shkupit. Pas përfundimit të ndeshjes, një tifoz maqedonas i portierit italian, Gianluigi Buffon, arriti që të afrohet dhe të përqafoi yllin italian. Sigurimi i cili largoi tifozin nga Buffon në momentin kur u afrua në tribinën e tifozëve të Maqedonisë, këta të fundit arritën ta lirojnë nga sigurimi.

Shqipëria humb ndaj Spanjës me rezultatin 0:2

Ndeshja Shqipëri-Spanjë ka përfunduar me rezultat 0:2, e vlefshme për eleminatorët e Botërorit “Rusi 2018”. Pjesa e parë megjithëse me epërsinë e skuadrës mike ka përfunduar pa prekur rrjetat. Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër me gjithë kohën me shi është mbushur me tifozë të cilët mbështesin Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë në pjesën e dytë kombëtarja spanjolle ka shënuar gol në minutën e 55-të me anë të Diego Costa dhe në minute e 63 me anë të Nolito-s.

Një moment interesant ka ndodhur në minutën e 77-të të pjesës së dytë kur Iniesta la fushën. Spektatorët shqiptarë kanë duartrokitur këtë futbollist pasi siç dihet në këtë vend ka shumë tifozë të skuadrës ku ai aktivizohet, Barcelona.

Kjo është ndeshja e tretë e Shqipërisë për Grupin G, pas fitoreve ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit. Shqipëria ndeshet në grupin G në këto eleminatore me skuadra si; Spanja, Italia, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtajni.

Ndeshja Ukrainë-Kosovë, përfundon me rezultatin 3-0

Në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, ndeshja në mes të Ukrainës dhe Kosovës përfundoi me fitoren e përfaqësueses nikoqire. Pjesa e parë e ndeshjes mbaroi me epërsinë e Ukrainës, ku në minutën e 31-të Artem Kravets shënoi golin e parë për përfaqësuesen së tij.

Kurse në pjesën e dytë të ndeshjes përfaqësuesja ukrainase arriti të shënojë edhe dy gola, përmes Andriy Yarmolenko, në minutën 81-të dhe Ruslan Rotan, në minutën e 87-të. Kurse përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti të shënojë gol meqë Bernard Berisha godti shtyllën transversale. Ndeshja Ukrainë-Kosovë u luajt në Krakov të Polinës, pas kërkesës së përfaqësueses vendase, meqë Ukraina është ndër vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, ndeshja e ardhshme e përfaqësueses së Kosovës do të zhvillohet më 12 nëntor, me përfaqësuesen e Turqisë në Antalia.

Ndërkohë Serbia ishte nikoqire në ndeshjen me Austrinë, ku dhe arriti të fitojë me rezultat 3:2. Njëjtë edhe Kroacia arriti të marrë të fitojë tre pikë në ndeshjen e luajtur në Firlandë me rezultat minimal 0:1. Ndërsa Turqia si mysafire e Islandës pësoi humbje me rezultat 2:0 .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button