☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,603 ▲1.14%
DOW 46,757 ▲0.9%
NASDAQ 21,948 ▲1.65%
NAFTA 99.52 ▼1.83%
ARI 4,814 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,385 ▲ +0.93% ETH $2,139 ▲ +1.8% XRP $1.3532 ▲ +1.45% SOL $84.6500 ▲ +2.48%
S&P 500 6,603 ▲1.14 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,948 ▲1.65 % NAFTA 99.52 ▼1.83 % ARI 4,814 ▲2.9 % S&P 500 6,603 ▲1.14 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,948 ▲1.65 % NAFTA 99.52 ▼1.83 % ARI 4,814 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ja si do të jetë harta e Kosovës, “Le Monde” vizaton kufijtë në rast shkëmbimi territoresh

Si do të jetë harta e Kosovës pas shkëmbimit të territoreve. E përditshmja franceze “Le Monde” ka publikuar dy artikuj kushtuar temës së korrigjimit të shumëdiskutuar të kufirit e ka hedhur po kështu dhe idenë sesi do të jetë Kosova në vazhdën e tjetërsimit.
Në profilin e saj në “Twitter” ka nxjerrë dhe hartën që siç thotë, do të tregojë kufizimin e ri mes dy vendeve.

Pjesa e veriut të Kosovës me komunat serbe Leposavic, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicën Veriore do t’i kalonin Serbisë, ndërsa Kosovës i bashkëngjitet Medvegja dhe Lugina e Preshevës.

“Le Monde” thekson se nëse ky shkëmbim do të bëhej realitet atëherë kjo do të përbente të parën herë që flitet për kufij të rinj të përvijuar mbi baza etnike në vend të linjave administrative të hershme të republikave përbërëse apo rajoneve autonome të ish-Jugosllavisë.

Gazeta nënvizon se katër komunat me shumicë serbë të treguara në hartë janë jashtë kontrollit. Banorët aty, sipas saj nuk paguajnë taksat apo faturat e energjisë elektrike dhe në referendumin e 2012-ës, 99,7% e tyre treguan se nuk e njohin legjitimitetin e autoriteteve të Prishtinës; zonat në fjalë, e përditeshmja prestigjioze i konsideron “pre të grupeve mafioze”.

“Le Monde” foli me gjeografin Michel Foucher për të sqaruar çështjen e ndryshimit të kufirit dhe sa është ajo e mundur. Mos e ngatërroni pashkelshmërinë e kufirit me patjetërsueshmërinë, thotë Foucher.

Kufijtë nuk shkelën, këtë e dikton e drejta ndërkombëtare, shton eksperti, por nuk janë të paprekshëm, sepse nëse ka marrëveshje mes palëve, po, mund të lëvizin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.