☁️
Tiranë 12°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.09 ▼0.39%
ARI 4,719 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,430 ▼ -5.13% ETH $2,185 ▼ -6.22% XRP $1.4675 ▼ -3.46% SOL $90.1900 ▼ -4.39%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.09 ▼0.39 % ARI 4,719 ▼3.63 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.09 ▼0.39 % ARI 4,719 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga pret përfaqësuesin e FMN-së, Min Zhu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu, të shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë të tij. Në takim mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Min Zhu për punën, që Fondi Monetar Ndërkombëtar po bën në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe në përkrahje të sektorit fiskal dhe financiar në vend.

Presidentja Jahjaga theksoi se, për institucionet e Kosovës është shumë i rëndësishëm stabiliteti fiskal dhe, në këtë kuadër, tha se duhet vendosur një rregull, që kufizon rritjen e pagave në sektorin publik, pasi një gjë e tillë do të dekurajonte shpenzimet joproduktive dhe arbitrare. Ajo theksoi rëndësinë e investimeve në sektorin e prodhimit, pasi vetëm ashtu do të krijoheshin vende të reja të punës, do të kishte prodhim dhe eksport.

Presidentja Jahjaga bisedoi me Min Zhu edhe për sektorin e energjisë, teksa shprehu qëndrimin se, Kosova duhet të fillojë sa më parë ndërtimin e termocentralit të ri, për të përmbushur nevojat e vendit. Sipas saj, ndërtimi i kapaciteteve të reja prodhuese energjetike do të zgjidhte një problem të madh infrastrukturor dhe do të shmangte një krizë të thellë ekonomike dhe sociale.

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu vlerësoi arritjet në Kosovë dhe punën, që institucionet e vendit po bëjnë në ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale. Ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me FMN-në, me qëllim krijimin e një kornize të qëndrueshme zhvillimore, e cila do të tërhiqte investime të huaja dhe do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.