“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…
Këngëtarja e njohur shqiptare Afërdita Zonja, në një intervistë të veçantë për “Galeri”, pjesë e “E Diell” në Top Channel, ka folur për jetën e saj mes Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe për Parashqevi Simakun.
“Jam ndjerë shumë keq”, u shpreh Zonja për Parshaqevinë, ndërsa shtoi se e ka njohur personalisht dhe nuk do donte të shihte në këtë pozicion. Sakaq ajo zbuloi se nuk e ka takuar në Amerikë.
“Parashqevinë nuk e kam takuar, historia e saj është e dhimbshme, nuk u ndjeva mirë. Unë Parashqevinë e kam njohur, ka qenë këngëtarë shumë e mirë, e brishtë. Po të kishte qenë në Shqipëri do të kishte bërë karrierë shumë të suksesshme. Vërtetë jam ndjerë keq, nuk doja që atë artiste ta shihja në atë pozicion”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera këngëtarja foli për largimin drejt SHBA, ku u shpreh: “Pas viteve ’90 kam qenë disa herë në Amerikë për koncerte. E shikoja atë vend si vendin e mundësive të mëdha. Një ditë ne duke bërë si shaka lotarinë, siç e bënin gjithë korçarët. Ne na del dhe këtë mundësi nuk kishim si ta linim. E shfrytëzuam. Por, ishim në punë, shkonim 6 muaj, shkonim e vinim. Ditën që dolëm në pension vendosëm që të shkonim. Në korçarëve na pëlqen Amerika”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.