🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $63,204 ▲ +1.01% ETH $1,786 ▲ +1.66% XRP $1.1621 ▲ +2.99% SOL $81.8700 ▼ -0.52%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
05 Jul 2026
Breaking
roze

Debate dhe sfida në “Ferma VIP”, katër banorë në televotim, një prej tyre do shpallet i preferuari i publikut

Ferma e vipave ka rrëmbyer vëmendjen maksimale gjatë kësaj jave, ndërsa 18 fermerët kanë dhënë një shembull bashkëjetese dhe harmonie me njëri-tjetrin.

Energjia pozitive nuk mungon që në nisje të ditës, moment ky që përkon më së shumti edhe me fillimin e punëve të fermës.

Hyrja e dy fermerëve të rinj, Anada Nikollari dhe Ilir Shaqiri, ka sjellë një valë të re dinamike. Edhe pse ata kanë nisur të njihen me ambientin dhe përgjegjësit,   prania e tyre ka mjaftuar për të “trazuar ujërat” dhe për të vënë në lëvizje gjithë grupin.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as shkëndijat e para të flirtit, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin mes banorëve dhe publikut. Madje, disa dyshime kanë nisur të qarkullojnë.

Sfidat e vendosura nga Agai kanë qenë një tjetër element që ka mbajtur të angazhuar çdo fermer, duke testuar aftësitë dhe durimin e tyre në situata të ndryshme.

Në qendër të vëmendjes është edhe televotimi: Akili, Indri, Rafaela dhe Gresa garojnë për të qenë më të preferuarit e publikut. Njëri prej tyre do të shpëtojë, ndërsa tre të tjerët do të përballen me një televotim të dytë për eliminim. Fati i tyre tashmë është në dorën e publikut.

Në fermë kanë gjetur vend edhe debate të tjera, disa të qartësuara tashmë e të tjera ende jo.

Pas eliminimit të parë, ekuilibrat në fermë janë lëkundur, duke krijuar dinamika të reja që pritet të shpërthejnë në spektaklin që nis sot në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus si dhe 24 orë në dy kanale të dedikuara, Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2./vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.