☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 90.07 ▼0.5%
ARI 4,357 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $86,156 ▲ +0.86% ETH $2,745 ▲ +0.75% XRP $1.6086 ▲ +5.94% SOL $117.9700 ▲ +1.67%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.07 ▼0.5 % ARI 4,357 ▼0.44 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.07 ▼0.5 % ARI 4,357 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

Policia e Shtetit u bëri sot thirrje qytetarëve shqiptarë të tregojnë kujdes, pasi në vendin tonë po qarkullojnë SMS mashtruese që paraqiten si njoftime nga shërbimet postare për dorëzim pakosh.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike sqaron se këto mesazhe përmbajnë linke të dyshimta dhe kërkojnë veprime të menjëhershme, me qëllim marrjen e të dhënave personale, vjedhjen e informacioneve bankare dhe hyrjen në llogaritë financiare.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga numra të panjohur, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos ndjekin udhëzime të dyshimta pa i verifikuar.

Po ashtu, rekomandohet që mesazhe të tilla të fshihen menjëherë dhe çdo rast i dyshimtë të raportohet në kanalet zyrtare.

Policia garanton se është në ndjekje të këtyre skemave dhe vijon punën për rritjen e sigurisë digjitale të qytetarëve.

Njoftimi vjen pas 2 sulmeve kibernetik që grupi i hakerave që vetëidentifikohet si Homeland Justice kreu ndaj Postës Shqiptare në muajin mars. Të dhënat e hakeruara, të cilat përmbanin informacione për dërgesa postare për individë dhe të dhëna të tjera të brendshme u postuan në faqet e Telegramit ndërkohë që autoritetet insistuan se shërbimet e postës nuk ishin cënuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave. Këto mesazhe përmbajnë lidhje të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.

Qëllimi i tyre është:

përvetësimi i të dhënave personale;
vjedhja e të dhënave bankare;
aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Kujdes:

Mos klikoni në lidhje të dërguara nga numra të panjohur;
Mos jepni të dhëna personale apo bankare;
Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.
Rekomandime:

Fshini menjëherë mesazhe të tilla;
Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;
Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.
Email: cc@asp.gov.al
Tel: +355 69 415 5552
Ëeb: www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.