🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,559 ▼0.25%
DOW 46,378 ▼0.4%
NASDAQ 21,772 ▼0.32%
NAFTA 111.65 ▲11.52%
ARI 4,684 ▼2.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,870 ▼ -2.78% ETH $2,057 ▼ -3.43% XRP $1.2955 ▼ -4.36% SOL $78.9800 ▼ -5.32%
S&P 500 6,559 ▼0.25 % DOW 46,378 ▼0.4 % NASDAQ 21,772 ▼0.32 % NAFTA 111.65 ▲11.52 % ARI 4,684 ▼2.69 % S&P 500 6,559 ▼0.25 % DOW 46,378 ▼0.4 % NASDAQ 21,772 ▼0.32 % NAFTA 111.65 ▲11.52 % ARI 4,684 ▼2.69 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

“Java e Europës”/Ambasadorët e vendeve të BE-së nga sheshi “Skënderbej”: Jemi krah Shqipërisë

Është mbyllur nga sheshi “Skënderbej”, Java e Europës, në kuadër të turit të nisur në të gjithë Shqipërinë nga ambasadorët e BE në vendin tonë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Delegacioni të BE, Luigi Soreca theksoi se BE do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë kërkesat për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Soreca tha se bashkëpunimi Shqipëri-BE do të vijojë për të bërë të mundur mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

“Ideja ishte që ne në fund të fundit të tregojmë se ne jemi një skuadër BE. Ideja ishte të tregojmë se çfarë ka bërë BE-ja, se çfarë do të bëjë në vijim për Shqipërinë. Në fokusin tonë ishte që të vizitonim sa më shumë bashki të ishte e mundur. Bashkitë do të bëjnë 70% të punës për të çuar në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ideja ishte që të vinim dhe të tregonim se ç’kemi bërë pas tërmetit, për shkollat dhe trashëgiminë kulturore. Do të vizitojmë shumë shkolla. Do të restaurohet edhe mozaiku tek ‘Muzeu Kombëtar”, tha Soreca.

Angazhim për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt BE, shprehu në përmbyllje të aktivitetit Java e Europës, ambasadori gjerman, Petër Zingraf.

“Ne do të punojmë me ju në sferat politike dhe jo vetëm. Do të jetë kënaqësi që të ndihmojmë në rrugëtimin tuaj”, tha ai.

Ambasadori i BE dhe përfaqësues të selive të tjera diplomatike në vendin tonë, kanë nisur prej 1 jave turin 21 ditor nga Vermoshi në Konispol për të promovuar investimet e BE në vend dhe për të theksuar se Bashkimi Europian është në krah të shqiptarëve në çdo cep të Shqipërisë.

“Javët e Evropës” është një aktivitet që u zhvillua nga përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri me rastin e 9 Majit që cilësohet si dita e Evropës, ku u shënua fitorja përfundimtare mbi fashizmin dhe përfundi i Luftës së Dytë Botërore.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca teksa ka marrë pjesë në një aktivitet në sheshin ‘Skënderbej’ të organizuar në kuadër të përmbylljes së ‘Javës së Europës’, e kemi parë si asnjëherë më parë duke kërcyer vallen e pogonishtes.

Ai është shoqëruar nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në vendin tonë, të cilët si duket kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle popullore shqiptare.

Në fillim është Soreca, pas tij shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, të cilët shijuan moment mjaft të bukur në vallen e mbajtur në sheshin Skënderbej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.