“Javët e Kulturës hungareze” për lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Hungarisë
“Javët e Kulturës hungareze”, është ngjarja e cila sivjet organizohet për herë të parë në Kosovë nga ambasada hungareze në Prishtinë.
I ftuar me këtë rast në emisionin #gjesi në T7, ishte ambasadori hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz, i cili tregoi për të gjitha aktivitete që do të mbahen përgjatë javëve në vazhdim.
Laszlo bëri të ditur që do të ketë koncerte të muzikës klasike dhe jazz, e po ashtu filma, ekspozita e promovime librash.
Ai po ashtu u shpreh se organizimet e tilla ndihmojnë në krijimin e urave të bashkëpunimit mes artistëve kosovar dhe atyre hungarez.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.